Një ditë para votimit në Kuvend të 6 ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim paraditen e kësaj të mërkure me kryetarin e komisionit parlamentar të ligjeve, Fatmir Xhafaj.
Në fokus të këtij takimi, i cili ka zgjatur rreth 25 minuta, mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi dhe miratimi i 6 ligjeve të mbetura.
Rreth ores 13:20, Lu e Vlahutin u ndalën në Kryeministri pas takimit me Xhafën. Ambasadorët e SHBA dhe BE po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.
Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin kanë apeluar për miratimin e shpejtë të paketës ligjore për t'i çelur rrugë për nisjes nga zbatimi të reformës.
Paketa ligjore e reformës në drejtësi pritet të votohet nesër në Kuvend.
/Shqiptarja.com