Ambasadorët: Ndalni dhunën
ndaj gruas, jemi të shqetësua

Ambasadorët: Ndalni dhunën<br />ndaj gruas, jemi të shqetësua
TIRANE- Ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë nëpërmjet një letre të hapur shprehin shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe shprehin
nevojën për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje.

Vetëm vitin e kaluar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

“Për të konsoliduar më tej të drejtat e grave, ne nxisim autoritetet kombëtare që të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e pershtatshem ligjor të mbijetuarave të dhunës në familje. Ne vazhdojmë të jemi mjaft të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje. “- thuhet në letrën e hapur të firmosur nga 12 ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Ambsadorët kërkojnë gjithashtu rishikimin dhe fuqizimin e sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave. “Pavarësisht kuotes 30% për pjesëmarrjen e grave në politikë, aksesi i grave në pozicione vendimmarrëse si në nivel kombëtar edhe vendor, mbetet i ulët.”- vërejnë ambasadorët. ”Ndërkohë që gratë përfaqësojnë vetëm 16% të deputetëve në parlament, 12.4% të anëtarëve në këshillat bashkiak dhe të komunave si dhe vetëm 7 nga 384 kryetarë të qeverisjes vendore, ato nuk mund të kenë një zë të fortë dhe të sigurojnë që interesat dhe nevojat e tyre të adresohen në mënyrën e duhur. Rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues të kuotës gjinore, në linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duhet të ndihmojë që të garantohet dëgjimi i zërit të grave.”

Ambasadorët kërkojnë që shqetësimet të adresohen në ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit Zgjedhor, për të siguruar de facto të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë.

"Duke qenë se Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor do të rishikohen nga Parlamenti së shpejti, ne shpresojmë që këto shqetësime do të adresohen dhe do të nxisin Shqipërinë të bëjë përpjekje për të arritur standardet ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, sëbashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor te BE-së për të siguruar de facto të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë.” – mbyllet letra e 12 ambasadorëve.

FIRMETARET
Letra është firmosur nga Znj. Christine Moro, Ambasadore e Republikes se Frances ne Shqiperi
Znj. Carola Müller-Holtkemper, Ambasadore e Republikes Federale te Gjermanise.
Znj. Yvana Enzler, Ambasadore e Konfederatës së Zvicres ne Shqiperi
Znj. Fiona McIlëham, Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar
Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara
Znj. Semia de Tapia, Përfaqësuese e UN Ëomen
Znj. Kseniya Lvovsky, Manaxhere e Bankës Botërore në Shqipëri.
Z. Astrid Ëein, Drejtoreshë e Zyrës së Bashkëpunimit Teknik Austriak
Z. Henk G.C. van den Dool, Ambasador i Mbretërisë së Hollandës
Z. Karsten Ankjaer Jensen, Ambasador i Mbretërisë së Danimarkës
Z. Ettore Sequi, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian
Z. Eugen Wollfarth, Ambasador i OSBE-së
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë