Ambasadorët perëndimorë, thirrje për zgjedhje të rregullta në Kosovë

Ambasadorët perëndimorë, thirrje për zgjedhje të rregullta në Kosovë

Ambasadorët e pesë vendeve kryesore euro-perëndimore në Prishtinë, u bënë thirrje të premten partive politike në Kosovë që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre.

Në një komunikatë më të gjatë, diplomatët thanë se presin shmangien e keqpërdorimeve të votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu në komunikatë kërkohet që të shmanget çdo formë e trysnisë qoftë ndaj votuesve apo medieve.

Zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të detyrueshme që i kontribuon qëndrueshmërisë rajonale, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet edhe shmangia e retorikës populiste e nacionaliste.

Kosova thuhet në komunikatë ka nevojë për sundim të ligjit dhe kandidatët duhet të mos kenë të kaluar kriminale, apo lidhje me veprimtari kriminale, dhe se duhet të tregojnë se si do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe nepotizmin në nivelet më të larta. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë