Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, ai i OSBE-së, Florian Raunig zhvilluan sot një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Burimi për Shqiptarja,com bëjnë me dije se ambasadorët i kanë dhënë mbështetje kryebashkiakut për të gjithë projektet e ndërmarra nga Bashkia. Veç kësaj ambasadorët e kryesisht ai hollandez këmbëngulën në shtimin e korsive të biçikletave në kryeqytet dhe gjetja e një zgjidhjeje për romët dhe strehimin e tyre.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që pas përfundimit të takimit asnjë prej zyrtarëve të pranishëm nuk pranoi të prononcohej para mediave rreth temave të diskutimit.

Redaskis online
(S.m/shqiptarja.com)