Ambasadori amerikan Hovier takohet me zyrtarët serbë të Prishtinës: Mbështesim Kosovën sovrane dhe demokratike!

Ambasadori amerikan Hovier takohet me zyrtarët serbë të Prishtinës: Mbështesim Kosovën sovrane dhe demokratike!

Jeffrey Hovenier me katër politikanë serbë të Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka pritur të martën në një takim disa politikanë serbë të Kosovës për, siç tha, të biseduar për çështjet e rëndësishme për komunitetin e tyre.

“Pata rastin të jem nikoqir i disa përfaqësuesve politikanë serbë të Kosovës sot. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë përbërës të çdo demokracie të fuqishme dhe të shëndoshë. Unë e përsërita mbështetjen tonë të kamotshme për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike”, shkroi Hovenier në X, ish-Twitter.

Në takim, sipas një fotografie të publikuar nga ambasadori më 22 gusht, të pranishëm ishin, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Lëvizjes së Serbëve të Kosovës, Branimir Stojanoviq, kryetari i Nismës Qytetare për Zubin Potokun, Milija Bishevac, dhe kryetari i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq.

Hovenier nuk dha hollësi për atë se çfarë u biseduar rreth çështjeve të komunitetit serb në Kosovë. Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Pavarësisht se serbët janë shumicë në dhjetë komuna në Kosovë, numri i saktë i pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk dihet, pasi ata kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011. Por, vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Sipas Kushtetutës, komunitetet gëzojnë të drejta të veçanta dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare rregullohet me ligj.

Po ashtu, sa i përket përdorimit të gjuhës, në nivel shteti gjuhë zyrtare janë shqipe dhe ajo serbe. Ndërkaq, gjuhët e komuniteteve të tjera gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në komunat ku një komunitet përbën shumicën./rel

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë