Ambasadori amerikan në Kosovë
Gjyqtarët e korruptuar jo në Drejtësi

Ambasadori amerikan në Kosovë<br />Gjyqtarët e korruptuar jo në Drejtësi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka apeluar që asnjë gjyqatë i korruptuar të mos vijojë punën në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
 
Në tryezën ku u diskutua performanca dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike, ambasadori tha se tha se ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit.

“Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë", ka thënë ai.

Ai ka kërkuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qytetarët do të kenë besim te institucionet e drejtësisë ndërkohë që ka paralajmëruar se SHBA do të investojë në Kosovë 12 milion euro, për infrastrukturën gjyqësore.

 "Korrupsioni është sfida më e madhe që ka Kosova por ju nuk jeni vetëm, gjatë viteve të ardhshme SHBA do të investojë 12 milionë euro në infrastrukturën e sistemit gjyqësor”, ka thënë Greg Delawie


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!