Ambasadori amerikan në Kosovë:
Korrupsioni këtu, më i larti në rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë:<br />Korrupsioni këtu, më i larti në rajon
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, por edhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë bërë thirrje për një angazhim shumë me të madh në luftën kundër korrupsionit.

Në bazë të hulumtimeve të bëra nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, del se korrupsioni në Kosovë është i pranishëm në pothuajse të gjitha institucionet dhe në nivele të larta udhëheqëse. 

Në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën “Lufta kundër korrupsionit: Mision i mundshëm”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se për të, por edhe për qeverinë amerikane, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është prioritet.

Për këtë arsye, ai shtoi se është vendosur që vitin që vjen të shpenzohen dymbëdhjetë milionë dollarë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Zoti Delaëie theksoi se edhe pse ka disa përparime në luftën kundër korrupsionit, niveli i korrupsionit në Kosovë mbetet më i larti në krahasim me vendet e rajonit.

"Korrupsioni pengon punen e qeverisë, kufizon prosperitetin ekonomik, ndikon në cilësinë e demokracisë dhe zvogëlon legjitimitetin e qeverisë. Korrupsioni kullon burimet publike, kufizon sipërmarrsit dhe largon investimeve të huaja dhe vendase ", tha Delawie duke shtuar se ata që e shfrytëzojnë besimin e publikut për qëllime private, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

"Është një problem në të cilin duhet të punojmë së bashku", tha Delawie/ zeri

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!