Ambasadori amerikan në Kroaci kalon fundjavën në Shqipëri, njihet me bukuritë dhe historinë

Ambasadori amerikan në Kroaci kalon fundjavën në Shqipëri, njihet me bukuritë dhe historinë

Ambasadori i SHBA në Kroaci Robert Kohorst ka vizituar Shqipërinë këtë fundjavë, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kroaci Riza Poda. Ambasadori Kohorst ka vizituar disa qytete të Shqipërisë së bashku me bashkëshorten e tij.

Fillimisht ambasadori amerikan në Kroaci ka vizituar Shkodrën si dhe kalanë e qytetit, më pas Durrësin dhe muzeun arkeologjik atje, Fushë Krujën duke u ndalur tek statuja në nder të ish-Presidentit Amerikan George Bush, ndërsa ka mbërritur edhe në Tiranë.

Robert Kohorst ka marrë detyrën si Ambasador i SHBA në Zagreb në janar 2018.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dela: 18/04/2019 19:28

    Bravo Poda SHQIPËRIA jonë ka nevojë për miq e mbështetës sa më Shumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale