Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, nga emisioni ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryedemokratit Sali Berisha që të garojë për Bashkinë e Tiranës, nëse vërtet dëshiron që të sjellë opozitën në pushtet.
Duke marrë shembullin e kryeministrit Edi Rama, Shehi tha se ai hynte në garë për Bashkinë Tiranë dhe fitonte, gjë që sipas tij e ‘katapultoi’ më pas në krye të Qeverisë.
“E di kush do ishte formula më e ndershme? A je ti Berisha kryetari i opozitës, ja ku është vendi i Bashkisë, ik e bëj garë. Lojë më të madhe se kjo nuk ka opozita. Berisha të kandidojë për Bashkinë, siç kandidoj Rama që u bë kryetar i bashkisë së PS. Me ça u bë kryeministër ai? Me Bashkinë e Tiranës. Rama hynte dhe fatkeqësisht fitonte. Logjika formale kjo do ishte. Kush është gjëja më e rëndësishme në garë? Bashkia, ik e futu. Jo po nuk futem. Të vij ai që është i dyti i partisë. Kjo teoria e kotë që duhet të jetë nga shoqëria civile, më duket e kotë”, tha mes të tjerash Shehi.
Lajmi kryesor:
Shehi në Report Tv: Veliaj e kuptoi se po e nxirrnin jashtë loje dhe zgjodhi përballjen politike me Ramën, s’ka për ta përjashtuar nga PS











