Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb

Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan Christopher Hill në Serbi ka dhënë një intervistë për mediat e Kosovës ku ka folur për përmbajtjen e marrëveshjes së Ohrit të dakordësuar mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit në 18 mars. 

Hill tha se marrëveshja nuk përmban reciprocitetin për qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duke shtuar se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të trajtohen nga vetë shteti serb dhe është çështje e brendshme. 

“Dialogu i Brukselit është duke vazhduar që nga viti 2013. Unë mendoj se BE ka marrë një detyrë shumë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitetin. Reciprociteti që ju flisni, që ka të bëjë me qytetarët shqiptarë brenda Serbisë, duhet të zgjidhet brenda Serbisë. Kushtetua e Serbisë e thotë se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët në Serbi. Shumë njerëz në korrin diplomatik vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje këtyre problemeve. Janë probleme të cilat jemi të brengosur të gjithë  dhe duhet të ketë një zgjidhje”- tha Hill. 

Ai shtoi se bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse Marrëveshja e Ohrit do të jetë e suksesshme atëherë kjo do të jetë e mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

“Dialogu i BE-së që kulminoi me Marrëveshjen e Ohrit, ka të bëjë me Kosovën dhe zgjedhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse është e suksesshme, mund t’i ndihmojë të gjithë rajonit. T’i ndihmojë njerëzit që të krijojnë rrethana të reja ku kufijtë nuk do t’i ndajnë njerëzit, por t’i bashkojnë. Mendoj se dialogu do të përkrahet nga një gamë e gjerë e njerëzve, ku njerëzit mund të ulen në tavolinë  e të gjejnë zgjidhje paqësore për problemet”, përfundoi ai. 
 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardan: 29/03/2023 02:09

    Edhe Kosova duhet te pergjigjet me te njejtin arsyetim: ceshtja e serbeve ne Kosove eshte problem i brendshem.

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/03/2023 22:40

    Shoku i ngusht i Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • asolingo: 29/03/2023 09:39

      Flitet per teme tjeter dhe jo per kryeministrin e Shqiperise,thirri pak radakes,arsyeto me mendje dhe jo me fryme urrejtjeje.

    • Shkodrani-Belgjike: 28/03/2023 23:06

      Mos eshte shoku i Sali Ram berishoviçit, shko mor pjerdhu me gjith kyt pall ambasador, amerika keshtu luan si eshte interesi.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit