Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se ka ardhur koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Hill e bëri këtë koment, pak para shënimit të përvjetorit të 10-të të Marrëveshjes së Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë. Hill u tha gazetarëve se nuk do të dorëzohen, derisa të sigurohen për ngritjen e Asociacionit.
“E kuptoj pse mu drejtuat me atë pyetje, sepse edhe unë e bëj të njëjtën. Këtë javë bëhen 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe është koha që të formohet Asociacioni. Ajo se çfarë mund t’ju garantoj është që nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, u ka thënë Hill gazetarëve.
Hill tha se serbët duhet të kenë besim në marrëveshje të tilla, sepse nëse nënshkruhen, ato me patjetër duhet të zbatohen.
“Një tjetër arsye, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është që këto komunitete në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret, sepse ato nuk janë formuar dje, ato kanë qenë në Kosovë për vite. Dua vërtet t’ju siguroj që do ta trajtojmë këtë obligim me seriozitetin më të madh”, ka thënë ai.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit më 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që disa parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Megjithatë, Qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve njëenitike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës. Pas presionit të komunitetit ndërkombëtar, Kosova është zotuar për të krijuar një “nivel të vetëmenaxhmit” për serbët.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate, por është e pamundur të zgjidhen shumë çështje pa rritur nivelin e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Shkurt, 15:33
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
'Thinking Machines Lab', Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale: Fokusi te bashkëpunimi mes njerëzve dhe IA në fusha të ndryshme
19 Shkurt, 14:56
-
'Europa po tkurret ekonomikisht', Arben Malaj: SHBA ka sfidë gjeopolitike me Kinën! Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në
19 Shkurt, 14:27
-
Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
19 Shkurt, 14:20
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
DOGE i dërgoi kërkesa për informacion, drejtuesja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore në SHBA jep dorëheqjen! Ja kë emëroi Trump
19 Shkurt, 12:31
-
Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e aleatëve, Kosova shënoi arritje të paimagjinueshme! Urimi i 13 shkurtit, u publikua sot nga Kryeministri i Kosovës
19 Shkurt, 12:30
-
Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?
19 Shkurt, 12:12
-
Pas takimit SHBA-Rusi, BE bën gati paketën e re të sanksioneve për Moskën: Kufizime për importin e aluminit dhe naftës, 48 personave u bllokohen asetet
19 Shkurt, 11:46
-
SHBA/ Trump urdhëron shkarkimin e prokurorëve që punuan gjatë mandatit të Biden: Departamenti i Drejtësisë ishte politizuar si kurrë më parë
19 Shkurt, 11:32