TIRANE - Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të zhvilluar një takim me kreun e bashkisë Shpëtim Gjika, duke bojkotuar kryeministrin Berisha dhe ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes nën administratën e Bush, Donald Rumsfeld.
Një tregues i qartë i marrëdhënieve të ftohta të përfaqësuesit direkt të presidentit Obama në Shqipëri, me kreun e qeverisë shqiptare. Arvizu në vend të pjesëmarrjes në takimin promovues të librit të ish-shefit të Mbrojtjes së SHBA, ka zgjedhur të ndjekë axhendën e tij të takimeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare me krerët e bashkive të qyteteve kryesore të vendit, të filluar nga Kukësi, vijuar në Fier.
Në vend të Arvizu në takim me Rumsfeld, i ftuar nga ish-homologu i tij shqiptar Fatmir Mediu, ku ishte prezent dhe kryeministri Berisha, ka qënë zv.ambasadori amerikan Henry V.Jardine. Burimet nga ambasada amerikane në Tiranë na thonë se “ambasadori Arvizu ka pasur një aktivitet shumë të rëndësishëm në Vlorë, të planifikuar prej shumë kohësh.
Kështu pas vizitave në bashkinë e Kukësit dhe të Fierit, radha ishte vizita në bashkinë e Vlorës”. Duke treguar qartë se s’ka menduar që të lëvizë asnjë minutë axhendën e përcaktuar më parë. Ndërkohë, interesimit nëse ambasadori Arvizu ka pasur ftesë për të marrë pjesë në takim, burimi sqaron se “ambasadori ka pasur ftesë për të marrë pjesë në këtë takim.
Në vend të tij shkoi një përfaqësues i ambasadës, pikërisht zv.ambasadori. Ishte një aktivitet promovimi libri”. Ndërkohë që përplasjet Berisha-Arvizu janë shpeshtuar, por në distancë. Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rumsfeld ndodhet në Tiranë me ftesë të ish-homologut të tij, aktualisht ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Ai mori pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n, ku ishin të pranishëm dhe kryeministri Berisha, ndërkohë që salla ishte e mbushur me ushtarakë. Gjatë vizitës së tij, që është e treta në Shqipëri në një hark kohor 10-vjeçar, Rumsfeld u dekorua nga Presidenti Nishani me "Urdhri i Flamurit".
Berisha e falenderoi për kontributin që dha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Një nga strategët e sigurisë së paqes në SHBA e botë. Jemi shumë të nderuar dhe krenarë që jeni në Shqipëri. Sekretari Rumsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij e botë, të paktë janë njerëzit mbi tokë që lahen në ujërat e të njëjtit lume”, tha Berisha.
Ndërsa Rumsfeld e quajti Berishën aset të çmuar. “Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ja kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur”, tha Rumsfeld.
Ish-sekretari amerikan theksoi se ky takim i jep një ndjesi të madhe emocionale. Rumsfeld vleresoi arritjet e bëra në 20 vitet e fundit në Shqipëri, për të kaluar një tranzicion vërtetë shumë të vështirë. Pasdite ishte në promovimin e librit të tij, të botuar në gjuhën shqipe.
(Foto: Berisha e Mediu në takimin me Rumsfeld, Tiranë)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com