Ambasadori Arvizu në presidencë
takon Bujar Nishanin
Në orën 13:15 makina e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu është parë në oborrin e presidencë. Dje tek Presidenti Nishani ishte Kryeministri Berisha dhe më pas kryetari i bashkisë Lulzim Basha.
TIRANE - Ambasadori amerikan, vetëm një ditë pas vajtjes së kryeministrit ka mbërritur me urgjencë në Presidencë. Kështu pas takimeve të djeshme që ka patur me liderin e PD Sali Berisha dhe fill pas tij me kryebashkiakun Basha, Presidenti i vendit Bujar Nishani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Në orën 13:15 makina e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu është parë në oborrin e presidencë.
Takimi mes presidentit dhe ambasadorit Arvizu zgjati rreth 30 minuta.
Nuk ka pasur asnjë deklarim zyrtar se çfarë është biseduar mes tyre. Por ajo që ka rënë në sy ka qënë fakti se deri në orët e vona të mbrëmjes në sitin zyrtar të Presidentit nuk është shënuar asnjë njoftim për një takim të tillë, pavarësisht se dje kreu i shtetit ka pasur takim lamtumire dhe me ambasadorin e
OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth, të cilin e kishin hedhur në faqen zyrtare.
Burime të brendshme nga Presidenca të konfirmuara dhe nga brenda ambasadës amerikane saktësojnë se zgjedhjet parlamentare që sapo përfunduan kanë qënë objekti i bisedës mes tyre.
Dy bashkëbiseduesit Nishani e Arvizu kanë diskutuar mes tyre modalitetet e rotacionit politik dhe kalimin paqësor të pushtetit nga mazhoranca e djathtë e kryesuar nga Berisha tek aleanca e majtë e kryesuar nga Edi Rama. Mësohet se është diskutuar dhe në lidhje me mundësinë e evitimit të vakuumit të pushtetit, që është rrezik për çdo prag rotacioni për të qëndruar në detyrë qeveria deri në momentin e betimit dhe miratimit të qeverisë së re të kryesuar nga Rama, gjë e cila u vertetua dhe nga deklarata e dorëheqjes së kryeministrit Berisha dhe betimi i tij se do të qëndrojë në krye të qeverisë deri në shtator kur të vijë qeveria e re.
Ndërkohë që mësohet se është biseduar dhe në lidhje me situatën në të cilën gjendet vendi tashmë që ndërrimi i pushtetit është fakt i kryer sidomos në drejtim të goditjes së krimit e mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pasi Presidenti si simbol i unitetit të Kombit ka një rol parësor. Tashmë është bërë e udhës që të gjithë ambasadorët e rëndësishëm të vendeve perëndimore në Shqipëri, por sidomos ata të SHBA të jenë shumë aktivë në momentet kyçe për vendin.
Takimi u zhvillua kur procesi i numërimit ishte drejt përfundimit dhe nga projeksionet paraprake koalicioni i majtë dilte me 84 mandate ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate. Mbrëmjen e djeshme kreu i PS-së Rama mbajti fjalimin e fitores para simpatizantëve të PS-së, ndërkohë që mbrëmjen e sotme kryeministri doli në një deklaratë për të pranuar rezulatin e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe për të deklaruar dorëheqjen nga të gjitha funksionet e PD-së.
Lajmi u perditesuaRedaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15