TIRANË, 1 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayer Bayraktar ka vizituar qytetin e Elbasanit ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, njëkohësisht edhe kandidat i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashkinë e këtij qyteti.
Gjatë takimit është diskutuar rreth mundësive të forcimit të bashkëpunimit dhe sidomos për shtimin e investimeve turke në Elbasan.
"Projektet e Bashkisë në lidhje me zhvillimin e Kalasë, rikonstruksionin e xhamisë dhe ndërtimin e një azili të moshuarish gjeten mbeshtetjen e Ambasadorit për të nxitur investitorët turq", ka shkruar kreu i bashkisë Elbasan, në një postim në "Facebook"./a.g/







