TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës, Anick van Calster (rezidente në Sofie).
Kryetari i Kuvendit, Meta, i shprehu mirënjohjen ambasadores van Calster për mbështetjen e pakursyer të Belgjikës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera, niveli i të cilave u konfirmua edhe gjatë vizitës zyrtare të z. Meta në Belgjikë në dhjetor 2013.
Ambasadorja e Belgjikës, Anick van Calster, i konfirmoi Kryetarit të Kuvendit, Meta, mbështetjen e Belgjikës për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në drejtim të investimeve dhe shkëmbimeve kulturore.
Meta dhe ambasadorja van Calster diskutuan gjithashtu mbi intensifikimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare, duke vlerësuar në këtë kuadër krijimin e grupeve respektive të miqësisë në të dy parlamentet, grupi i cili në Kuvendin e Shqipërisë do të drejtohet nga Deputetja Ermonela Felaj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com