Ambasadori britanik: Çështja e
Gjykatës Speciale nuk është mbyllu

Ambasadori britanik: Çështja e<br />Gjykatës Speciale nuk është mbyllu
PRISHTINË- Derisa këmbimi i letrave dhe miratimi nga Kuvendi kanë krijuar një kornizë të gjerë për krijimin e Gjykatës Speciale, çështja do të rikthehet në Kuvend në vjeshtë për të adresuar amendamentimet kushtetuese dhe ligjore që lejojnë krijimin e një gjykate që do të veprojë jashtë Kosovës, thotë ambasadori britanik, Ian Cliff

Çështja e Gjykatës Speciale nuk është e përmbyllur. Kur të jenë kryer zgjedhjet e përgjithshme, të cilat tashmë pritet të mbahen muajin e ardhshëm, dhe të konstituohet Parlamenti i ri i Kosovës, në rend dite do të vijnë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, të nevojshme për të vënë në jetë Gjykatën Speciale, që do të procedojë rastet që hetohen bazuar në raportin e Dick Martyit.
 
Kështu thotë Ian Cliff, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Aty ambasadori Cliff shpreh zhgënjimin e tij me faktin se zgjedhjet do të mbahen pa e kryer reformën e premtuar tre vjet më parë, ndërsa thotë se nuk pret ndryshime dramatike në qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj dialogut dhe çështjeve të tjera, përveç nëse fiton lëvizja “Vetëvendosje”.

Ai po ashtu beson se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, edhe nëse nuk miratohet kërkesa për vazhdimin e mandateve të rezervuara, për të cilën thotë se nuk sheh si mund të kalojë pa votat e LDK-së.
 
Redaskai online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike