Ambasadori britanik: Do punojmë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, në fokus kemi Dibrën dhe Kukësin

Ambasadori britanik: Do punojmë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, në fokus kemi Dibrën dhe Kukësin

Alastair King-Smith në takimin në Dibër

Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar Alastair King-Smith dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe  Mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi zhvilluan disa takime në Dibër. "Dita e transparencës". Kështu ishte "pagëzuar" takimi i mbajtur në Peshkopi ku të pranishëm ishin drejtues dhe koordinatorë të informimit publik të institucioneve qëndrore në nivel lokal, të prokurorive, policisë, gjykatave, bashkive, etj.

Në fjalën e tij, ambasadori Smith u shpreh se qeveria britanike mbështet transparencë me komisionerin për të drejtën e informimit,si dhe me KQZ për financimin e fushatave elektorale, edhe me mistrinë e turizmit dhe mjedisit.

“Transparenca qëndron në themel të demokracisë. Ajo rrit llogaridhënien dhe siguron informacionin për qeveritarët, atë që qeveria e tyre po bën. Qytetarët kanë të drejtë të shqyrtojnë në procesin e vendimmarrjes. Ato mund ta bëjnë këtë nëse qeveritaret ndajnë dokumente në mënyrë të hapur. Rritja e transparencës është e vetmja mënyrë se si qytetarët do të rrisin besimin te institucionet. Rrethi vicioz  mosbesimit të qytetarëve nuk do të thyhet kurrë nëse administrata nuk merr masa të rrisë transparencën. Në këtë fushë qeveria britanike është duke mbështetur rritjen e transparencës me komisionarin për të drejtën e informimit, me komisionin qendror të zgjedhjeve për financimin e fushatave elektorale, edhe me ministrinë e turizmit dhe mjedisit”, tha ambasadori.

Po ashtu, u shpreh se Britania dëshiron forcojë kontributin e saj për Shqipërinë dhe se do te kontribuojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë. Ndër të tjera u shpreh se në fokus do të jenë përpjekjet në veri dhe verilindje.

“Britania e madhe dëshiron të forcojë kontributin e saj për Shqipërinë dhe ky vit shënon 100 vjetorin të marrëdhënieve mes Britanisë dhe Shqipërisë. Ky është një shans për të frymëzuar të rinjt. Për të rritur imazhin e Shqipërisë dhe për të krijuat partneritete të qëndrueshme për të ardhmen. Fokusi i përpjekjeve tona do të jenë sidomos në veri dhe verilindje. Dibër, Kukës, etj”, tha ambasadori.

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi, ambasadori britanik Alastair King-Smith, prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, deputeti Lavdërim Krrashi, kryebashkiaku i Dibrës Rahim Spahiu dhe pjesmarrës të tjerë theksuan se çdo punonjës i administratës publike duhet të jetë transparent me qytetarët dhe me mediat.

Ambasadori Britanik zhvilloi edhe takime me kryetarin e Bashkisë, me një grup të rinjsh, në disa biznese, dhe me disa deputetë të opozitës, për tu njohur në terren me problematikat që i shqetësojnë ato përditë, si dhe marrjen e informacioneve se si mund të ndikojë Ambasada Britanike në përmirësimin e kushteve dhe uljen e numrit të emigrantëve që shkojnë drejt Londrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë