TIRANE- Ambasadori britanik në Tiranë Nicholas Cannon deklaron se tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që duhet të përmbushë Shqipëria për procesin e integrimit. Ai nënvizon se zgjedhjet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“ Procesi i integrimit është shumë i gjatë që do të duhen vite dhe këto 3 ligje janë vetëm tre tulla në atë masë që duhet të ndërtohet për integrimin. Por duhet të krijohen kushtet që këto ligje të miratohen” nënvizoi diplomati Cannon i gjatë Forumit të Politikës së Jashtme "Talking Europe: British perspective on EU and EU", të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (IshSN).

Sipas ambasadori britanik do të jenë zgjedhjet e 23 Qershorit ato të cilat do të çojnë Shqipërinë drejt BE-së apo do ta kthejnë pas. “Zgjedhjet e 23 Qershorit janë të rëndësishme dhe nëse do të jenë të mira do të jenë një shtysë për integrimin nëse do të jenë të dyshimta atëherë do të kthejnë pas procesin e integrimit. Në zgjedhje duhet të ketë pjesëmarrje të lartë qytetarësh dhe politika duhet të ofrojë larmi kandidaturash. Gjithashtu duhet të mbrohet e drejta e votës ” është shprehur ndër të tjera ambasadori britanik.

Sa i takon legjislacionit të ardhshëm, ai bëri dhe dy sugjerime. ''Uroj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në Qershor, të shmangen polemikat lidhur me mashtrim, apo të ketë insinuata apo dhe përpjekje reale për të cënuar rezultatin zgjedhor", tha ai.

"Në rastin e parë, tha Cannon, është shumë e vështirë të vërtetohet përgjegjësia, ndërsa rritet mundësia që nga një fjalë e thënë me gjaknxehtësi të krjohen tensione të panevojshme, duke rritur dhe mos besimin. Ndërsa, në rastin e dytë personat në fjalë janë kriminelë, janë keqbërës të cilët duhet dënuar".

Prandaj, tha diplomati anglez, sugjerimi i dytë është rrjedhë e të parit. i kërkoi që qytetarët të shkojnë të votojnë, pasi kështu, sqaroi ai do të minimizoni mundësinë e manipulimit, do të thoni fjalën tuaj, duke vendosur për të ardhmen tuaj.

Në këtë forum mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexandër Arvizu , etj. Forumi i organizuar nga Insituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare kishte në fokus të tij rëndësinë e integrimit të vendit në BE si dhe këndvështrimin e Britanisë së Madhe lidhur më këtë proce

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)