Ambasadori francez për liberalizimin e vizave në Kosovë: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit

Ambasadori francez për liberalizimin e vizave në Kosovë: Rrezik nëse s’dëgjohet mesazhi i Macronit

Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka komentuar deklaratën për vizat të presidentit Emmanuel Macron, në Shqipëri në mes të tetorit.

Gjatë një konference për media, Macroni deklaroi se Franca ka humbur besimin dhe se po pret lëvizje nga Kosova e Serbia për kthimin e tij, duke shtuar se liberalizimin e vizave nga 1 janari 2024, Franca e ka bërë si gjest mirëbesimi ndaj Kosovës. Deklarata fillimisht ishte interpretuar si pezullim i menjëhershëm i liberalizimit, e më pas si kërcënim për Kosovën.

Lidhur me këtë çështje, në një intervistë për Kohën, ambasadori Guerot nuk ka folur me shumë siguri, kur është pyetur nëse kosovarët mund të lëvizin lirshëm për në Francë nga data 1 janar.

Gazetari: Njërës prej pasojave që në Kosovë i druhen, është ajo e pezullimit të vendimit për liberalizimin e vizave. A kanë arsye kosovarët të frikësohen nga veprimet e Francës, që mund të çojnë në këtë pezullim?

Guérot: Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidenti francez theksoi nevojën që të dyja palët të tregojnë përgjegjësi. Ai nënvizoi qartë pritshmëritë e tij nga presidenti serb Vuçiq: të dënojë me vendosmërinë më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmojë në rivendosjen e qetësisë në kufi. Shpresojmë që të ndriçohet e tëra rreth sulmit të 24 shtatorit dhe autorët e tij të dalin para drejtësisë. Ai kërkoi nga të dyja palët që të angazhohen për riorganizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin e tyre në institucionet kosovare. Ai ka apeluar në frymën e përgjegjësisë së presidentit serb Vuçiq dhe ka shprehur të njëjtat pritshmëri nga presidenti dhe nga kryeministri i Kosovës. Pikërisht në këtë kontekst ai ngriti edhe çështjen e liberalizimit të vizave, i cili ishte një gjest besimi, por që në këtë fazë nuk ishte reciprok. Prandaj ai priste që autoritetet kosovare, sikurse edhe autoritetet serbe, të respektojnë fjalën e dhënë dhe të angazhohen për të ecur përpara në javët e ardhshme.

Gazetari: Mund t’i siguroni kosovarët që pas 1 janarit të 2024-tës, mund ta vizitojnë Francën dhe vendet e tjera të zonës Schengen, pa pasur nevojë për vizë?

Guérot: Në këtë fazë, përgatitjet teknike për liberalizimin e vizave më 1 janar po vazhdojnë, por do të ishte me rrezik të mos dëgjohet mesazhi politik i presidentit që sapo përkujtova./ KOHA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës