Ambasadori gjerman: Vendimi i Kosovës për targat i drejtë, por të ketë një fazë tranzitore prej 1 viti
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me çështjen e targave, duke thënë se hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, janë në drejtim të duhur.
Megjithatë ai thekson se për shkak të zbatimit administrativ, do duhej të kishte një fazë tranzitore 1 vjeçare , për zbatimin e vendimit për targat.
“Më duhet të them se ne si BE dhe si përfaqësues të QUINT-it, nga fillimi kemi thënë se masat e Qeverisë së Kosovës janë legjitime, se këto targa duhet të ndërrohen dhe nga fillimi i verës kemi thënë se duhet të parashihnim një proces që do të zgjaste 12 muaj”, tha ambasadori Rohde, duke theksuar se e gjitha është legjitime, por të ketë një fazë tranzitore prej 12 muajsh.
“Kjo edhe për shkak të zbatimit administrativ”, u shpreh ai, për rtk.
Më tej ai tha se propozimet mund të merren ose mund të mos merren.
“Nëse nuk merren, mund të ketë eksalim të situatës e ajo çfarë nuk na duhet tani është eskalimi i situatës”, tha ambasadori gjerman.
Sipas tij, ka shumë procese, prandaj dëshirohet që këto masa të zbatohen, dhe kjo nuk duhet të ndërpriste procese të tjera politike. Rohde foli edhe për e Procesin e Berlinit.
Sipas tij, me tri marrëveshjet e nënshkruara, tashmë sigurohet lëvizje e lirë e njerëzve dhe njihen kualifikimet. Ai tha se në kuadër të Procesit të Berlinit, është mbajtur fjala se Ballkani Perëndimor do të çohet përpara.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19