Kur mbeten vetëm pak ditë nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut dhe PD ende nuk ka një qëndrim për këtë çështjen, pas ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, një tjetër diplomat i ka bërë thirrje opozitës që votojë zgjatjen e afateve të vettingut. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë zgjatjen e organeve të Vettingut, teksa shprehet se ato kanë përgjegjësinë e përbashkët me mazhorancën që të rrisin sundimin e ligjit.
“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“- shkruan Zingraf.

Komente

