Për ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Silvio Gonzato, Parlamenti ka një rol qëndror në procesin e integrimit Europian. Duke folur në një aktivitet të Kuvendit, Gonzato përshëndeti konsensusin mes PS dhe PD-së për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Sipas Gonzatos, rruga e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian kërkon konsensus mes palëve politike.
“Përgëzojmë marrëveshjen që u arrit mes të dyja palëve që u bë për të arritur konsensus për ndryshimin e rregullores së kuvendit. Kjo qasje është shumë e rëndësishme sepse institucionet demokratike nuk funksionojnë vetëm me anën e votës së mazhorancës, por me anën e procedurave të parashikueshmne”, tha mes të tjerash Gonzato.
Miratimin deri tani i 23 ligjeve në kuadër të procesit të negociatave Niko Peleshi e vlerëson si një përgjegjësi që Kuvendi ka marrë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me kapitujt e sundimit të ligjit. Ndërsa kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita.
Por deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për shmangien e rolit të opozitës në Kuvend lidhur me integrimin.
Kritika për rolin e parlamentit në procesin e integrimit pati edhe nga shoqëria civile.
Komente











