Mendoj se shumë prej tyre sjellin një eksperiencë të mirë nga fushat përkatëse të ekspertizës së kultivuar në të shkuarën. Në këndvështrimin tim është një kabinet premtues”, deklaron De Labeij. Ambasadori holandez është optimist se ky kabinet qeveritar do të mund ta përmbyllë me sukses procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
“Ata i njohin fushat e tyre shumë mirë. Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj. Ata pritet të punojnë shumë. Nuk e kemi parë ende programin qeverisës të 300 ditëve të para. Siç e dini, mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ia dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, thotë De Labeij. Një vlerësim i tillë nga ana e ambasadorit holandez për qeverinë Rama ka ardhur vetëm një ditë pas vlerësimit të ambasadës amerikane.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.04.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)