Mund të konsiderohet si deklarata e parë e bërë për çështjet e brendshme politike në Shqipëri nga ana e ambasadorit të ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Soreca ka zgjedhur ti kujtojnë politikës shqiptare se reforma zgjedhore është kyçe për Shqipërinë, në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, duke shtuar se i takon forcave politike të punojnë së bashku për këtë reformë në bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
"Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it"
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca
Ambasadori vlerëson punën e Komisionin Parlamentar Ad-Hoc, ndërsa kërkon që ndryshimet në ligjin zgjedhor të bëhen përparqa zgjedhjeve të vitit 2019.
"Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019"
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca