BRUKSEL- Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Vincent Degert, deklaron se nuk mund të lejohet që Serbia të sjellë “konflikt të pazgjidhur” në BE
Mediat serbe raportojnë se Degert ka thënë se Brukseli nuk do ta shohi Serbinë anëtare të BE-së, me probleme të pazgjidhura me fqinjët.
“Insistojmë që Beogradi dhe Prishtina të diskutojnë për problemet dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, që do të lehtësonte jetët e qytetarëve edhe në Serbi, edhe në Kosovë. Nuk duam të sjellim konflikte në BE. Duam që problemi të zgjidhet para anëtarësimit”.
I cituar nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Degert ka theksuar gjithashtu se “askush nuk kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por vetëm normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve”.
Komentet e Degert janë bërë gjatë një takimi me studentë në Beograd me rastin e Ditës së Evropës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com