Ngërçi në Kushtetuese/ Ambasadori i BE: Lërini debatet, ngrini gjykatën! Konsensus sa më shpejt për 'Zgjedhoren'

TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi nga palët politike që të lënë debatet për Gjykatën Kushtetuese dhe të punojnë për të ngritur një institucion të besueshëm. Gjithashtu ai kërkoi nga palët që të arrijnë konsensus për paketën e reformës zgjedhore sa më shpejt.

"Shpresojmë që në muajt në vijim të kemi një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në. Është diskutuar shumë në Bruksel dhe në nivel të lartë që shumë. Nënvizoj edhe atë që ka thënë Macron, nëse inplementoni metodologjinë e BE-së jam gati të hap negociatat dhe një nga këto është zbatimi i drejtësisë së re dhe forcimi i kufijve.  Reforma në drejtësi do të japë rezultate pak muaj më vonë kur të implementohet në mënyrë të plotë. Dialogu politik është mjaft i rëndësishëm, kompromisi është i rëndësishëm, të gjithë duhet të investojnë për të arritur një konsensus politik. Është për të mirën e Shqipërisë. Ashtu sikur janë nënvizuar edhe elementë të tjerë.

U bëjmë thirrje institucioneve, që të lënë mënyrë konfliktet për Gjykatën Kushtetuese dhe  të ngrenë një institucione të besueshëm. Dialogu është i domosdoshëm në këtë situatë. Më lejoni t'ju them që nuk është roli im t'u jap këshilla institucioneve kushtetuese. Ne jemi këtu për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi që u miratua në formë unanime në parlament. Është e qartë që kemi interpretime të ndryshme dhe nuk është në dorë të BE të bëjë interpretime por është e rëndësishme që Shqipëria të mos humbasë kohë sepse pikëtakimi do të ndodhë shumë shpejt.

Ne u bëjmë të gjitha institucioneve të bëhen bashkë dhe në Kushtetutë të gjejnë zgjidhje. Ne japim asistencë teknike dhe nuk mund të vlerësojmë si është zbatuar Kushtetuta. Përsa i përket reformës zgjedhore inkurajojmë partitë, kërkojmë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur që të përmbyllet si paketë e plotë. 

BE-ja do të investohet me kapacitetet më të larta teknike. Politika e mirë, kompromisi dhe dija janë dy elementë të kësaj. Shqiptarët duan rezultate konkrete. Ju mund të jeni ata që mund të ndryshoni jetën e shqiptarëve" deklaroi Soreca në hapjen e shkollës së integrimit. Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është futur në ngërç. Presidenti Ilir Meta dekretoi jashtë afatit të përcaktuar me ligj (30 ditë), Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, teksa në të njëjtin vend ishte zgjedhur më herët Arta Vorpsi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë