Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato në vendin tonë u takua sot me kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin dhe atë të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn për të folur për rëndësinë e reformës zgjedhore.
Lajmin e bëri të ditur vetë diplomati në rrjetin social të Delegacionit të BE-së në vendin tonë.
Në njoftimin e tij, Gonzato tha se bashkë me Lapajn dhe Qorin ranë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.
“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Lapajn e Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qorrin e Lëvizjes Bashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin. Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut. Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Komente












O pika ambasadorit ka gjetur dy gjytyrym per te diskutuar , me llapajn dhe qorrin nuk shkohet as ne hale , po ku kane elektorat keta gjytyrym .Ahahaaaaaaa ambasador .
Përgjigju