TIRANË - Katari i gatishëm për të ndihmuar dhe bashkëpunuar në projekte dhe investime të rëndësishme në Shqipëri. Këtë ka shprehur sot ambasadori i Katarit në Tiranë, Yousif Hasan Yousif Alsae gjatë një takimi me ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në një vizitë kortezie. 

Ambasadori nënvizoi se "Shqipëria është një vend mik si dhe i komunikoi ministres Gjosha interesin dhe dëshirën për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me Ministrinë e Integrimit  Evropian". 

Ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Katarit, mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, si dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të thellohet më tej në fusha të rëndësishme.

Ministrja Gjosha u shpreh se pavarësisht se ndikimi nuk është i drejtpërdrejtë, ndihma që ka ofruar Katari për Shqipërinë ka qenë me vlerë në zhvillimin e vendit e për rrjedhojë  edhe për integrimin e tij të mëtejshëm.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)