Ambasadori i Kinës viziton Bankers: Investime për të rritur prodhimin me teknologji të avancuara

Ambasadori i Kinës viziton Bankers: Investime për të rritur prodhimin me teknologji të avancuara

Bankers Petrolium dhe ambasadori kinez

Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding vizitoi ditën e djeshme mjediset e kompanisë më të madhe të naftës në vend, Bankers Petroleum Albania. Ai vlerësoi përballimin me sukses së situatës së pandemisë nga ana e kompanisë, e cila kur çmimet e naftës u ulën ndjeshëm jo vetëm vijoi të investonte dhe të ruante nivelet e prodhimit por edhe u gjend pranë komunitetit dhe institucioneve të ndryshme shtetërore me ndihma dhe donacione të ndryshme.

 “Sot kam patur kënaqësinë të vizitoj dhe të shoh nga afër punën e ekipit profesional të kompanisë Bankers dhe vërej se standardet këtu janë shumë të larta. Nafta e Patos-Marinzës është një naftë e rëndë, prandaj procesi për prodhimin e saj është kompleks, por Bankers ka qenë i aftë që të mbajë lart ritmin e prodhimit falë ekspertizës dhe teknologjive të përparuara”.

Ambasadori theksoi se Bankers është gjithashtu një shembull për kushtet e larta të sigurisë dhe të shëndetit në punë në operacionet e saj të përditshme.

Bankers Petroleum Albania është kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend. Prodhimi nga fusha e Patos-Marinzës zë rreth 90% të totalit të naftës vendase ndërkohë që përgjatë aktivitetit të saj në vend ka paguar mbi 820 Milionë dollarë taksa dhe tatime në arkat e shtetit shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, z.Huanqin Xiao, tha se kompania do të vijojë të investojë bindshëm në këtë aset të rëndësishëm të Shqipërisë.

“Unë e vlerësoj shumë vizitën e z.Ambasadorit në mjediset e kompanisë tonë. Bankers është kompania që shfrytëzon fushën më të madhe të naftës në vend dhe falë rritjes së çmimeve ne do të investojmë gjatë vitit të ardhshëm në hapjen e puseve të reja horizontalë dhe termalë. Do të rrisim prodhimin e naftës çka do të thotë më shumë të ardhura jo vetëm për kompaninë, por edhe për shtetin shqiptar dhe komunitetin vendas.  

Nga viti 2016, fusha e Patos-Marinzës është marrë me koncesion nga investitorët kinezë të cilët janë fokusuar në zhvillimin e metodave të reja dhe ndërkombëtare në nxjerrjen e naftës bruto.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja