/ATSH/ -Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë Najeeb Abdulrahman Al-Bader ka zhvilluar një takim me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.
Ambasadori kuvajtian Al-Bader njoftoi se, gjatë takimit ata diskutuan lidhur me rrugët efikase të nxitjes së bashkëpunimit në fushën e bujqësisë mes Kuvajtit dhe Shqipërisë mbështetur në potencialet e mëdha bujqësore që ofron Shqipëria.
Al-Bader theksoi se, në kuadër të marrëdhëniëve të shkëlqyera mes dy vendeve në të gjitha fushat, ai dëshiron forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në bujqësi dhe solli në vëmendje nënshkrimin e pritshëm të Memorandumit të Mirëkuptimit për realizimin e aspirateve të përbashkët a të të dy palëve.
Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat e interest reciprok dhe shprehu gatishmëri për të mirëpritur investime të sektorit privat kuvajtian në fushën e zhvillimit të bujqësisë shqiptare.
Po kështu, Panariti shprehu gatishmërinë për vendosjen e një partneriteti efikas, duke theksuar se nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit është thelbësor për nxitjen e perspektivës së bashkëpunimit mes dy vendeve sa i takon tregtimit të produkteve bujqësore, zhvillimit të sektorit të peshkimit dhe blegtorisë, si dhe shkëmbimit të ekspertizës dhe burimeve njerëzore mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.