Ambasadorët sipas ligjit kanë për detyrë të promovojnë në vendet ku janë të akredituar, vlerat e shtetit të tyre mëmë, si dhe të lobojnë për interesat kombëtare të këtij të fundit.
Por duket se kjo nuk vlen në rastin e ambasadorit të Shqipërisë në Kinë, ish-zv.ministrit të Jashtëm Selim Belortaja, i cili, gjatë marrjes së një çmimi së fundmi në Kinë, nuk e ka humbur rastin për të qortuar kulturën shqiptare.
Ambasadori, një përfaqësues i LSI-së, i emëruar në këtë detyrë të rëndësishme diplomatike në kohët e marrëdhënieve të mira Rama-Meta, nuk ja ka kursyer “thumbimin” vendit të tij, ndërkohë që ka lartësuar Kinën për vlerësimin që i ka dhënë.
“Me në fund e mora dhe unë një trofe: Çmimin "News Person of the Year 2017"! E mora fiks atë ditë qe mbusha plot 1 vit si ambasador ne Pekin. Jo nga vendi im sigurisht. Nga brenda Kinës. Ne dihet kemi pak probleme me kulturën e nderimit te njëri-tjetrit. Në ceremoninë gala organizuar nga "Home and Abroad News Press" (medie e rëndesishme me shumë akses në eventet brenda e jashtë Kinës, "bazuar në rekomandimet e Shoqatën Popullore Kineze per Miqesi me botën e jashtme dhe mediat e tjera kineze, ky çmim iu akordua gjithësej 8 ambasadorëve: atij të Shqipërisë, Meksikës, Sllovakisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Laosit dhe Beninit. Motivacionin e gjeni ketu te fotua e fundit. Kinezët dine dhe te nderojne. Të vetet dhe te huajt. E kane kulture mijravjecare. Ndersa si ceremoni ..e qajnë! Kete gjest mirnjohje nga kinezet, une ja dedikoj familjes, gruas femijeve, qe kane pranuar nje marrdhenie te veshtire per ta, duke me dhëne gjithe qetësine qe ti kushtohem punes e marrdhenieve” .
Deklarata e ambasadorit Selim Belortaja në Facebook
Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja gjatë marrjes së çmimit
Komenti i Belortasë në Facebook
s.k/Shqiptarja.com