Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Të presim raportin përfundimtar për 25 prillin, janë bërë përmirësime! Inkurajues bashkëpunimi me partitë dhe KQZ

Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco nga Korça ka deklaruar se OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit por bën vëzhgim të procesit. Teksa thotë se raporti paraprak tregon disa përmirësime në prces, bëri  thirrje se duhet të presim të dalë raporti përfundimtar. Inkurajuese cilësoi edhe bashkëpunimin me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve.

"Ne të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të ODIHR dhe aty përmenden disa gjëra (u pyet për përmirësime) por them të presim raportin përfundimtar. ODIHR nuk bën certifikim por vëzhgim të procesit unë them që të presim raportin përfundimtar, sepse dua të punoj me gjëra përfundimtare. Në thelb raporti tregon disa përmirësime. Ajo  që mund të them është se ne si OSBE kemi pasur bashkëpunim të mirë me partitë politike dhe me kqz dhe kjo është diccka mjaft inkurajuese. Nga prezenca e osbe ka pasur aktivitet të mirë edhe me policinë e shtetit. 7000 efektivë kanë përfituar trajnim. Kemi nxitur një fushatë ndërgjegjësuese që rinia të merrte pjesë në zgjedhje. Mbikqyrja është dicka tjetër", tha Del Monaco.

Ndërkohë për sa i përket deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një maskaradë elektorale tha se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat e liderëve në Shqipëri.

"Edhe unë e kam lexuar. Së shpejti planifikoj takim me Bahsën dhe këtë ccështje mund ta diskutoj me të, jam i interesuar të dëgjoj të gjitha pikëpmajet e partive politike. Në këtëkuadër në kuadër të respektit që kam për pikëpamjet e paritve politike, unë e mbështes plotësisht Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ne bëmë përpjekje të mëdha për të mbështetutr shqipërinë në lidhje me procesin zgjedhor para zgjedhjeve. Le të dalë raporti përfundimtar dhe prezenca e osbe do jetë e gatshme për të formuluar rekomandimet", nënvizoi ambasadori.

I pyetur se a duhet të bëhet tani ndryshimi i anëtarëve të AMA-s, Del monaco tha se mbështet qasje transparente.

"Është pikë  e rëndësishme. Unë mbështes qasje transparente dhe të hapura kur flasim për reformat dhe media është një prej fushave të rëndësishme."

Pa u mbushur 24 orë nga mbyllja e votimit në Shqipëri, një delegacion vëzhguesish, të ardhur nga misioni i OSBE-ODIHR-it, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, vlerësuan të qetë dhe transparent procesin zgjedhor ndërsa veçuan si ngjarjen më të rëndë atë të Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj. Sipas tyre në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve dhe se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë. Megjithatë duhet të presim raportin final me të gjitha konkluzionet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi