Shoqëruesi i Gazment Bardhit vret eksponentin e PS në Elbasan, Pjerin Xhuvani! Doli nga furgoni i PD-së me pistoleta dhe e qëlloi! Dëshmia e autorit: U vetëmbrojta, po blinin vota

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në Elbasan pasi është qëlluar me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. 

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë një konflikti ka humbur jetën Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër persona mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. Të plagosurit janë Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç (ish punonjes te policise), Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe efektivja  Xhensila Sota  27 vjeçe (punonjëse e policisë).

Report Tv ka sjellë pamjet vetëm pak çaste pas ekzekutimit, ku dëgjohen britmat e qytetarëve ndërsa përtokë ka mbetur për disa minuta trupi i pajetë i Xhuvanit. Në Elbasan mbërriti dhe kreu i Policisë së Shtetit,  Ardi Veliu, kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, reparti RENEA dhe hetimet po ndiqen nga prokuroria e Elbasanit.

Pak minuta pas krimit reagoi edhe Gazmend Bardhi, duke justifikuar vrasjen e duke thënë se ndodhi pasi shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota. Nga ana tjetër, Balla është shprehur se këto janë provokime që kanë autor PD-në dhe presidentin Ilir Meta, e duke akuzuar se demokratët kanë zbarkuar në çdo cep grupe paramilitare.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 20 gëzhoja dhe do të analizohen nëse është përdor vetëm një apo disa armë. Ndërkohë ka dhjetëra të shoqëruar nga policia dhe dy persona të shpallur në kërkim.

Por kush është Arbër Paplekaj, i arrestuar si autor i krimit? Report Tv ka siguruar foton nga momenti kur ai del me automatik në dorë dhe përfshihet në konfliktin që solli një viktimë dhe katër të plagosur. Ai është ish-efektivi RENEA-s dhe për disa muaj ka qenë edhe pjesë e sigurisë në ambasadën e SHBA-ve Tiranë. Ndërsa pasi është larguar është atashuar në strukturat e sigurisë pranë Partisë Demokratike dhe nën shoqërinë e Gazmend Bardhit në Elbasan.

Të plagosurit janë duke marrë mjekim, ku 2 prej tyre,  ndodhen në spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar. Në spitalin e Elbasanit përveç polices, është edhe Eltjon Bodinakut, dhëndri i Pjerin Xhuvanit,  gjendja e të cilit është më e rëndë dhe pritet që t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Xhuvani ishte pjese e emrave që partia demokratike i denoncoi për konfliktin e ndodhur ditën e verës dhe përplasjen e militantëve të PS e PD.

*Raportuan për redaksinë e Shqiptarja.com gazetarët Ronaldo Gjoshi, Sokol Dema dhe Arsen Rusta

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Ngjarja në Elbasan, Meta i shpreh ngushëllime familjes së Pjerin Xhuvanit: Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani që u vra sot pas një konflikti.

‘I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.’- tha Meta.

Ora 19:29
Policia largon nga vendngjarja furgonat e PD-së në Elbasan (VIDEO)

Policia ka larguar furgonat PD-së pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Tre makinat e PD-së janë larguar me karotrec pas hetimit të kryer nga prokuroria në vendngjarje.

Ora 18:56
Të plagosurit në Elbasan, flet drejtori i spitalit të Traumës: Gjendja stabël, njëri i dëmtuar me plumba në kokë, tjetri në krah dhe bark

Drejtori i Spitali të Traumës Arben Zeneli ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen e personave që mbetën të plagosur në Elbasan.

Zeneli ka bërë me dije për Report Tv se gjendja e tyre është stabël, njëri prej tyre ka dëmtim në kokë dhe tjetri në krah dhe në bark.

‘Gjendja stabël po ekzaminohen për  të marrë detaje për të parë si do veprohet, njëri dëmtim në kokë, ne na janë thënë se janë predha, nuk janë në rrezik për jetën,  tjetri dëmtim në krah dhe në bark.’- tha Zeneli.

Ndërkohë Eltjon Bodinaku, 32-vjeç, i cili është në gjendje të rëndë po i nënshtrohet një ndërhyrje më të sepcializuar në spitalin e Elbasanit.

Ora 18:49
Bodigardi i Berishës dhe Gazment Bardhit: Vrasje e mirëseardhur, do të ketë të tjera

Një nga njerëzit që merret me sigurinë e Gazment Bardhit në Elbasan, i cili ka qenë bodigard i Sali Berishës, Lulzim Bashës, Osman Levanaku, ka shprehur kënaqësinë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.

“Çdo vdekje që vjen prej Zotit është e mirseardhur.Por ku vritesh për para votash, si kjo e këtij qeni në Elbasan.jam  tre metra  larg kufones.

Shoh shumë polici që bëjnë sikur janë të përkushtuar. Ndërkohë që e dinë se bandat janë gjithë ditën me armë në Elbasan e kërcënojnë njerëzit për vota dhe në përpjekje për të më vrare mua do vritesh ti o qen e… per Pipi Shurren.

Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur. Dhe për ate të radhës”, shkruan Levanaku në faqen e tij.

Ai ka qenë pjesë e grupit shoqërues të Sali Berishës kur ai ishte kryeministër, e më pas u bë drejtues i Forcave Speciale, e kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë ishte pjesë e grupit shoqërues.

Në fushatën e Elbasanit, Levanaku, është një prej personave, pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhit. Levanaku është nga zona e Elbasanit me origjinë./TemA

Ora 17:42
2 te plagosurit në Elbasan dërgohen në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar

Dy persona që mbetën të plagosur Emiljan Prenga, 38-vjeç dhe Pavlo Vuksani, 50 vjeç. Momentalisht ka efektivë të policisë që kanë shoqëruar edhe ambulancat nga qyteti i Elbasanit drejt spitalit të Traumës. Ambulancat janë shoqëruar nga disa furgona policie.

Ora 17:36
FOTO/ Eltion Bodinaku, njëri prej të plagosurve! Është dhëndri i Pjerin Xhuvanit

1619017820_eltonbodinakupjerinxhuvani001.jpg

Eltjon Bodinaku, i plagosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është dhëndri i Pjerin Xhuvanit. Në foton e mëposhtme Xhuvani dhe Bodinaku janë në një foto familjare.

Ora 17:18
FOTO/ Taulant Balla viziton në spital efektiven e policisë, u plagos në këmbë sot në Elbasan

1619018199_balla.jpg

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëherazi drejtuesi politik i kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit ka vizituar pak minuta më parë në spitalin e Elbasanit, efektiven e plagosur të forcave shqiponja, Xhensila Sota.

Sota është qëlluar në këmbë dhe duke që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ora 17:14
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në kërkim Kelmend Xhaferri

1619018124_Screenshot1.jpg

Report Tv mëson detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Mësohet se është shpallur në kërkim Klemend Xhaferi, i njohur si Kel Çami, i denoncuar më herët nga Gazment Bardhi si i përshirë në bandën që solli përplasje ditën e Verës në Elbasan.

“Kelmend Ymer Xhaferri (pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë” deklaroi Bardhi më herët.

 

Ora 17:06
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kush është i plagosuri tjetër, ish-efektiv policie

1619017676_016e72218abe4607901c3af07fc5a881.jpg

Report Tv mëson se një nga personat e plagosur është Pavlo Vuksani, ish-efektiv i Policisë Kriminale. Vuksani është personi që po shihni në këtë foto që sjell Report Tv.

Ora 16:36
VIDEO Ekskluzive - Britma të qytetarëve të tmerruar, momenti pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Report Tv sjell video pak sekonda pas ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit, ku shihen banorët e tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Në video dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve të shokuar, teksa nga ana tjetër, spitali i Elbasanit është blinduar nga forca të shumta policie, pasi aty ndodhen 4 të plagosurit nga kjo ngjarja.  

Ora 16:35
Spitali Elbasanit rrethohet nga Forcat të shumta të Renea-s, mbërrin edhe Taulant Balla (VIDEO)

Spitali i Elbasanit është rrethuar nga Forcat të shumta të Reneas, pas ngjarjes që tronditi Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhovani, dhe u plagosë 4 persona mes tyre edhe një efektive policie. Ndërkohë që në spitalin e Elbasanit ka mbërritur edhe kandidati për Deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ora 16:29
20 plumba, zbardhen emrat e të plagosurve sot në Elbasan

1619016881_elbasan.jpg

Report Tv zbardh emrat e të plagosurve të ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Elbasan. Bëhet fjalë për Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe Xhensila Sota  27 vjeçe  ( punonjëse e policisë).

Ora 16:25
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, policia jep njoftimin zyrtar

1619012272_maikana.jpg

Policia jep njoftimin zyrtar lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Mësohet se janë shoqëruar disa persona. 

"Elbasan/Informacion paraprak
 
Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”,  Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit  E. P., P. V. dhe E. B.
 
Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin  është plagosur edhe punonjësja e Policisë  e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.
 
Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjtiha akset  rrugore  në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit. 
 
Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i përbërë nga specialistë të hetimit  të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes. 
 
Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.
 
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje", njofton Policia. 

Ora 16:22
Rudina Hajdari futet në vendin e krimit në Elbasan: Të dënohen vrasësit dhe ato që dhanë komandën (VIDEO)

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje në qytetin e Elbasanit, Rudina Hajdari ka kërkuar që ngjarja të zbardhet dhe të dënohen ato që kryen vrasjen dhe ato që kanë dhënë komandën.

Hajdari e cila u fut në vendin e krimit, ku u vra Pjerin Xhuvani, tha se kërkoi që të komunikonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliun, në lidhje me ngjarjen.

‘Thjeshtë për të marrë vota, këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, janë në gjendje të vrasin njerëz vetëm për të shkuar në ditën e votimit në 25 prill që të marrin mandate, nuk bëhet kështu politike, ne duhet që ti japim fund këtyre ngjarjeve. Sot Elbasani është damkosur si qyteti i bandave, dhe për këtë gjë ne duhet të fajësojmë politikën. Ne duhet të presim këtë lidhje mes krimit dhe të bëhet qetësi.  Fola më z Veliun dhe po komunikoj rreth kësaj ngjarje. Kjo ngjarje të hetohet të dënohen, ato që kryen vrasjen edhe ato që e kanë dhënë komandën.’- tha Hajdari.

Ora 16:13
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan në sy të policisë, kishin shkuar të shuanin sherrin! Janë dëgjuar mbi 20 të shtëna

1619012555_bardhui.jpeg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në sy të uniformave blu, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar konfliktin, edhe pse nuk ia dolën mbanë. Sipas dëshmive të banorëve përreth në zonë janë dëgjuar rreth 20 të shtëna.

Ora 16:00
Zbardhet dëshmia e Arbër Paplekës: Shkuam të ndalonim një makinë që shpërndante para, na qëlluan përpara! Unë qëllova për vetëmbrojtje

Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit Arbër Papleka. Ai ka pretenduar se është qëlluar më parë.

"Shkuam për t'i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar, por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh. Unë qëllova për vetëmbrojtje", mësohet të ketë thënë ai para uniformave blu.

Ora 15:54
FOTOLAJM/ Ja momenti kur shoqëruesi i Gazment Bardhit del nga furgoni i PD me automatik në dorë për të vrarë Xhuvanin

Në foton e mëposhtme shikoni autorin e dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Papleka, i cili pak sekonda para vrasjes shihet me automatik në dorë teksa del nga një furgon i PD.

Ish- efektiv i RENEAS, Xhuvani shoqërues i Gazment Bardhit. Raportohet se dëshmitarë okularë kanë thënë se Papleka ka dalë nga një furgon i PD dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani.

Ora 15:30
Ekzekutimi në Elbasan, Meta: Bandat kriminale atje të lidhura me Taulant Ballën

Presidenti Ilir Meta foli për ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke thënë se nuk e di dinamikën e ngjarjes dhe nuk mund të flas. Ai tha se policia, prokuroria dhe shërbimi informativ në Elbasan janë të lidhura me bandat kriminale që janë ën shërbim të Taulant Ballës.

"Nuk them asnjë për çështjen e Elbasanit pasi nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjes, por di që Elbasanit ka qene dhe mbetet se bashku me Durrësin dy nga qarqet me problematike, ju e dini dosjen e Shijaku na ka nxirë faqen në të gjithë botën. Shumica  e krimeve zgjedhore të denoncuar janë në Elbasan dhe atje prokuroria është e njëanshme dhe shërbimi informativ po ashtu dhe dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale por të lidhura me Taulantin. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po ndodh në vend duke cenuar standardet zgjedhore", tha Meta.

Ora 15:23
Autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit truproja i Gazmend Bardhit, ka dalë nga furgoi me logon e PD dhe ka qëlluar

Arbër Paplekaj autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit sipas dëshmitarëve ka dalë nga një furgon me logon e PD dhe ka qëlluar. Ai është truproja i sekretari të PD Gazmend Bardhi.

Arbër Paplekaj
Ora 15:15
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, autori i dyshuar Arbër Papleka vetëdorëzohet në polici, ish- efektiv i RENEAS

Arbër Papleka, ish efektiv i RENEAS është autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Mësohet se autori i dyshuar Arbër Papleka është vetëdorëzuar në polici.  Papleka raportohet se e kanë lënë detyrën para 2 vitesh.

Ora 15:12
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Ardi Veliu mbërrin në vendin e ngjarjes

 

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veli ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është vrarë Pjerin Xhuvani.

1619010779_ARDIVELIOU.jpg

Ora 15:11
Foto/ Kush është efektivja e forcave 'Shqiponja', u plagos  gjatë ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit

1619010935_XHENSILASOTO.jpg

Efektivja e 'Shqiponjave' e cila mbeti e plagosur në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit është Xhensila Sota. Ajo ishte efektivja e parë që shkoi në vendin e ngjarjes pas të shtënave me armë. Ajo u qëllua me një plumb nga të shtënat me armë në momentin që ka shkuar në  vendin e ngjarjes në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan ku u vra Pjerin Xhuvani.

Ora 15:10
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, policia u njoftua nga banorët

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit policinë e kanë njoftuar banorët. Ndërkaq policia po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë.

Ora 15:07
Gazment Bardhi pak sekonda pas vrasjes së Xhuvanit në skenën e krimit, justifikon ekzekutimin: Janë shtabi i vërtetë i Taulant Ballës, makina e mbushur me karta identiteti dhe para

Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, kanë shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi.

Është shokuese deklarata që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili kryeson listën e opozitës në këtë qark. Ai në prononcim në vendin e ngjarjes ka deklaruar se bëhetr fjalë për një njeri që sipas tij është i shtabit elektoral të Taualant Ballës dhe se në makinën e tij kishte para dhe karta identiteti. 

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

1619012555_bardhui.jpeg

Ora 15:02
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shoqërohen 3 persona te rrethrrotullimi i TEG-ut

 

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit sa kalon rrethrrotullimin e TEG-ut, Shqiponjat kanë bërë shoqërimin e 3 personave që vinin nga Elbasani. Në dalje të Tiranës policia ka blinduar zonën.

Ora 15:02
Kush ishte mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, postet dhe dënimi, kalimi nga PDK-ja, LSI-ja tek PDIU dhe në fund afrimi me PS, akuzat e PD-së për lidhje me bandat 

Emri i Pjerin Xhuvanit, i cili u ekzekutua sot në Elbasan, u lakua në publik për herë të parë në qershor të 2015, pasi u ndalua i dyshuar si pjesë e një skeme të mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, me vlerë rreth 500 mijë euro. Xhuvani mbante postin e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i propozuar nga LSI-ja. Në atë kohë, Xhuvani ishte kryetar i LSI-së në Elbasan. Para pozicionit si drejtori i Fondit, Xhuvani kishe qenë Drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, gjithashtu si përfaqësues i LSI-së. Para pozicioneve drejtuese, Xhuvani ka ushtruar profesionin e mjekut psikiatër. 

Fillimisht, Pjerin Xhuvani ka qenë pjesë e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Ai kaloi nga PDK-ja tek LSI-ja në vitin 2009, madje ishte edhe kandidat për deputet i LSI-së, në Elbasan, në zgjedhjet e 2009, i renditur i dyti në listë. Disa ditë pas ndalimit në qershor të 2015, LSI-ja, përmes një konference për shtyp, njoftoi shkarkimin e Xhuvanit si kryetar i degës në Elbasan dhe komandimin në vend të tij të Edmond Haxhinastos. Dy javë më pas, Gjykata e Apelit në Tiranë e liroi Xhuvanin nga qelia, duke vazhduar procesin në arrest shtëpie. Në korrik të vitit 2016, gjykata dëboni Xhuvanin me 3 vjet burg për “shpërdorim të detyrës. Atij iu hoq e drejta për ushtrim të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. 

Nga vera e vitit 2015, Xhuvani nisi të largohej nga LSI-ja. Në vitin 2017, Xhuvani ishte pjesë e PDIU-së Elbasan. Muaj e fundit, Xhuvani nisi të afrohej me Partinë Socialiste, ku për shkak të peshës së tij elektorale, krijoi shqetësim tek PD dhe LSI. Ditën e Verës, në 14 mars 2021, 56-vjeçari Pjerin Xhuvani, ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet, mes militantëve të të dy kampeve. Gazment Bardhi e akuzoi si një ndër organizatorët e përplasjeve, por mësohet se Xhuvani është futur në turmë pasi aty ishte edhe dhëndri i tij.

1619007870_pjerinxhuvani010.jpg

Ora 14:50
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, i plagosur ka mbetur edhe dhëndrri i tij, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

1619009207_TRUPIIXHUVANIT.jpg

I plagosur gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan ka mbeturi plagosur edhe dhëndrri i tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ai ndodhet në kirurgjinë e Elbasanit.

Ora 14:47
Vrasja në Elbasan, nisen urgjent drejt Elbasanit forcat RENEA dhe Veliu dhe Vocaj

1619008881_trupi.jpg

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, janë nisur urgjent drejt Elbasanit forcat RENEA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale.

Ora 14:41
Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, video ku trupi është i shtrirë në tokë

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit ka ndodhur para pak minutash në Elbasan në lagjen "5 maji". Trupi ndodhet end i shtrirë në tokë, ndërsa është i mbuluar më një batanije të kuqe. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon hetimet.

1619009005_trupi.jpg

Ora 14:38
Vrasja në Elbasan, nga të shtënat edhe 3 të plagosur, mes tyre një punonjëse policie

 

Nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Elbasan mësohet se kanë mbetur edhe 3 të plagosur, njëra punonjëse e policisë.

Ora 14:37
Vrasja e ish-drejtorit të LSI në Elbasan, Pjerin Xhuvani i përfshirë dhe në përplasjet mes PS dhe PD në Ditën e Verës

Pjerin Xhuvani i cili është vrarë ditën e sotme në Elbasan ka qenë i përfshirë në sherrin mes anëtarëve të PS dhe PD ditën e verës në Elbasan. Ka qenë sekretari i PD Gazmend Bardhi ai që e ka akuzuar Xhuvanin si një nga organizatorët e përplasjes së ndodhur ditën e verës. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

1619008603_XHUVANUI.jpg

Ora 14:26
Vritet Pjerin Xhuvani, ish-kryetari i LSI në Elbasan, kandidat për deputet në 2009

1619007870_pjerinxhuvani010.jpg

1619008620_unnamed.jpg

1619008628_PjerinXhuvani.png

Pjerin Xhuvani ish kreu i LSI në Elbasan është vrarë ditën e sotme me armë zjarri. Ai ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2009.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 22/04/2021 01:47

    Respekt vetem per prononcimin e zotit Luigi Soreca.

    Përgjigju
  • Altin: 22/04/2021 00:42

    Pervec nje vrasje dhe te pakten dy plagosje (ose kater plagosje pasi une mendoj se vrasjen dhe kater plagosjet i ka bere te gjitha ky papleka qe ka qelluar ne menyre te pakontrolluar)ky ka bere dhe vjedhjen e nje makine me arme me te cilen ka ardhur ne tirane kh te pakten vetem vjedhja me arme denohet 15 vjet burgim edhe mese del i pafajshem per vrasjet,car oficer i dobet policie dhe i paformuar te perballoje nje situate stresi.

    Përgjigju
  • Ermal: 21/04/2021 23:47

    Ju flisni ktejt kot, pa pike lidhje. Arbri ka qene nder oficeret me perfekt te policise se shtetit. Tipare si guximi, kurajoja, ndershmeria, besnikeria, korrektesia, jane veshtire te jene te gjitha tek nje njeri i vetem. Ju flisni kot, po krejt kot. Ajo cfare une besoj eshte qe ai ka vepruar ne kushtet e vetembrojtes kjo per vete faktin qe eshte plagosur edhe Pavlo Vuksani. Kurre ne bote Arbri nuk eshte nga ato djem qe del me arme me qellim per te vrare, po ne kushtet e vetembrojtjes. Koha do e tregoje.

    Përgjigju
    • Alfons: 22/04/2021 00:34

      Meqe e njihke mire flit drejt,arberi nuk eshte oficer i kompletuar policie pasi gjithe karrieren e ka bere me muskuj dhe se ka marr vesh kurr car pune behet ne polici se nuk e ka ulur hunden te punoje .dhe si person eshte i paafte te mbaje arme ne brez pasi ka nje temperament te keq dhe cdo moment per konfliktin me te vogel nxirrte pistoleten qofte edhe kunder pleqve qe kalojne ne rruge.per mendimin tim ai eshte person i paformuar mire menderisht dhe ky fakt eshte shfrytezuar nga shoket e tij si urim rexhepi arjan hoxha etj qe e moren ne qafe dhe ja lan femijet rrugeve.

  • "Jashte Ligjit": 21/04/2021 23:33

    Puna eshte se askush s'ka bythe te vere drejtesei e rregull. Ne Shqiperi komandon tjeterkush qe eshte shume e shume here me i forte se kushdo. Po te ishte ndryshe, banda e te ashtuquajturave parti pd e lsi, do te kishin dale me kohe jashte loje, si grupime kriminale me rrezikshmeri te larte shoqerore. Kryetaret e tyre duhej me kohe te arrestoheshin e te vareshin apo te pushkatoheshin para gjithe popullit dhe organizatat kriminale pd e lsi te shkriheshin e te shpalleshin "JASHTE LIGJIT".

    Përgjigju
  • Scutari: 21/04/2021 21:08

    NUk kishte si ndodhte ndryshe!! Gjithmone do gjendet nje budalla qe gjakos zgjedhjet dhe behet mish per top per ata qe nuk i vret dhe plagos njeri!! Nderrojme teme: Policia nuk duhet te lejoje asnje njeri te futet brenda perimetrit te vendit te ngjarjes, qofte kjo edhe e bija e Azem Hajdarit!! Policia paperjashtim duhet te kontrolloje vargjet e makinave qe marrin pjese ne mitingje dhe banda elektorale!! Arber Papleka nje ish-polic i FNSh i paafte dhe kokebosh!! Sherim te shpejte djali i Shales Pavlo Vuksani!!

    Përgjigju
  • arlindi: 21/04/2021 20:44

    KRIMIMNELAT E SALI BERISHES dh te metes BREDHIN TE LIRE NE SHQIPERI PER TE VRARE NJEREZ TE THJESHTE NE PUNE TE VET,,,,,POLICIA TE KONTROLLOJE KEDO QE HYN E DEL NE TIRANE,,DURRES,,ELBASAN,,KRUJE,,KAVAJE ,,LEZHE,,,....TE MOS LEJOHEN KETA BANDITE E KRIMINELE TE BREDHIN ME ARME NE ME TE QYTETEVE....

    Përgjigju
  • Per sqarim: 21/04/2021 20:30

    Osmon levanaku osht nga peqini .. Jo ga elbasoni . ka kaq vite me forcat speciale Shumica e policave ne shipper be njohin si o thrresin komandan moni per shkurt.

    Përgjigju
    • Or taj: 21/04/2021 21:13

      Gamor peqini qenka ky kshu

  • llazi: 21/04/2021 20:28

    TA SHIKOJE POPULLI SE C'FARE PERFAQSON PD,,,NJE PARTI KRIMINELESH DHE HAJDUTESH,,,,PRANDAJ VOTONI PS,,,QE TE MOS I SHOHIM ME ME SY KETA MALOKE IDIOTE,,,HAJDUTE KRIMINELE DHE TE POSHTER.....RRACE IDIOTI DHE HAJVANI,,,,KUJTOJNE SE DUKE U MARRE ME POLITIKE DO FITOJNE NDONJE GJE,,,ULNI KOKEN O MALOKE DHE PUNONI ,,,VETEM ME PUNE DO ECNI PERPARA,,,,SA PER POLITIKE U PROVUAT DHE DOLET KUNGUJ...

    Përgjigju
  • Vaso: 21/04/2021 20:16

    Sa profesionalisht e jep lajmin kjo media jone e pavarur. Ajo e opozites perpiqet te justifikohet me detajet qe cuan ne konflikt dhe amban mend ca ndodhi me tej. Kjo tjetra, e maxhorances e tregon vrasesi i hipi furgonit, daloi mes sheshit, nxorri armen dhe e shkrepi! Edhe kjo smban mend ca ndodhi me pare. Jam dakord me komentet qe thone se shteti yne qenka i dobet. Nuk ka fuqi te arrestoje opoziten. Ashtu duhet, ti arrestoje te tere, asnje te mos mbetet. Dhe pastaj e kemi te forte shtetin. Ore keto te shtetit me maqina pa targa e arme dhe qe tallin bizhdilen me ne popullin kush do merret, kush do ti arrestoje?

    Përgjigju
  • Kosta: 21/04/2021 20:05

    Sa te shqetesuar keto te BE dhe SHBA ne Tirane?! Papritur “memeceve” ndaj skandalit te rende te te dhenave personale u erdhi goja! U bejne thirrje kryekrimineleve te bandave te PS, PD dhe LSI te permbahen dhe organeve te zbatimit te ligjit te hetojne!

    Përgjigju
  • Eri: 21/04/2021 19:57

    Kur vret nje polic jep dorheqjen ministri...plagosen polic cdo dite e nuk arrestohet asnje koke nga opozita qe po nxit lufte civile.Ky shtet nuk ka force te reagoje ndaj krimit po mjaftohet me gjoba per maskat covid

    Përgjigju
    • Pjeter: 21/04/2021 20:49

      Me e keqja eshte se Balla denoncon qe kane dale ne c'do cep paramilitare te pd e lsi!!!!! Kush qeverris vendin? Kush duhet te veproje ne qifte se eshte e vertet kjo qe thote Balla?ça leshin denonconi? Veptoni.Pastaj,a mendon ndonje nga drejtuedit e PS,qe te kthehesh ne nje kosh plerash nuk eshte nje levizhe e sukseseshme,paçka se pretendohet nje riçiklim 100 %.

  • Publik: 21/04/2021 19:32

    Mirë që dalin të gjithë me patllake rrugëve. Shpresojmë mos të zgjasi shumë të paktën.

    Përgjigju
  • Epril: 21/04/2021 19:25

    Shko bli vota ne boten tjeter tani.edhe ky qe e vrau ik rri me dy gishta lart ne biruce.Ishalla behet mesim per te tjeret.

    Përgjigju
    • Saliu: 21/04/2021 20:04

      Fiks plako, se mos do marrim gjë me vete.

  • Ajet: 21/04/2021 19:22

    Nuk mund te ndodhe ndryshe ne nje vend ku kandidati per deputet armatos banden me kallashnikov ne furgon. Pervecse i armatos dhe i inkurajon te qellojne ne mes te qytetit sepse ju premton qe do i nxjerre nga burgu nese fiton. Popullit te Elbasanit ju vra sot nje bir o tyre, i mire apo i keq qofte ju vra nga nje tropojan maskara qe Berisha - Bardh homoseksuali e paguanin si mercenar per gjak. Arme per vetmbrojtje eshte arma e brezit dhe jo Ak47 o ndytesira qe mbroni krimjn. Nuk jam socialist por vertete shqioeria nuk ka me kohe per te humbir. Ne 25 prill nje Vote e vendosur kunder dyshes gjakatare Berisha Meta do ishte pergjigjia me mire per keta horra gjakatare. Prokuroria duhet te kete guximjn te penalizoje Bardhin si nxites te ketij ktimk makaber dhe te zbbertheje te gjithe kronoligjine e ketij komploti gjakatar qe eshte prodhuar ne kuzhinen e Vicidolit dhe Cepanit.

    Përgjigju
    • Genti: 21/04/2021 20:24

      Po meqe nuk je socialist, shtoi listes se kriminelit te Vicidolit dhe te Cepanit ate te Bllokut. Apo keto banditet e targave te zeza kane license per arme zjarri se i perdorin per muzike.

  • Daf: 21/04/2021 19:22

    Eshte Prej Lekbibajve!

    Përgjigju
  • Alb: 21/04/2021 19:09

    Duhet te jesh koqe te vrasesh e te vritesh per zgjedhje

    Përgjigju
    • I papare: 21/04/2021 21:22

      Keta bole qeni jane ..ca mund te presesh

  • Me Me: 21/04/2021 18:42

    Beji video o Bardhi, denoncoje ose publikoje me ze dhe figure nqs vertete ishte duke blere vota apo te ishte duke shpernda droge.. Ske pse e vret.. Kta mir qe te vrasin po e kane gati dhe justifikimin, a thua se shqiptaret hane bar! Po ste le fryma e partise tende te skaduar me kohe! Je mesuar Ti me kte fryme, Ti, Muli, ai pedagogu i Wrestlingut e te tjeret! Ndryshimi duhet me 25! E DI CNDRYSHIM DUHET? TE DALI ME 0 DEPUTET PD-ja E LSI-Ja. Le ti marre ato mandate Xhozi, Murrizi, Patozi e të paktën të kemi një opozitë reale me fytyra të reja jo kriminelë që justifikojnë vrasjen

    Përgjigju
  • Hajde pun muti: 21/04/2021 18:41

    Te gjith keto qe shihni në foto duhet te ishin në burg.sika mundesi keta te gjith jasht????? Ka na njoni te pergjigjet sene qe shkrujm dhe populli I elbasonit e din mir ca kan bo keta .

    Përgjigju
  • Visi: 21/04/2021 18:35

    Dosja e xibrakes dhe dita e veres i kenie ze dhe figure aty te gjithe. Pse nderhyne keto te tjeret dhe i vrane??? Mos po prisnit qe kel cami dhe ky tjetri tju hunte ne ahtepi tju perdhunonte te gjithe familjen,.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 21/04/2021 18:24

    Shume mire me te vertet - me automatizem dy felliqesira me pak ne qarkullim ( nje vdekur tjetri ne burg per nje kohe te gjaaaaaaaaate) - fitore per njerezit normal.

    Përgjigju
  • Une: 21/04/2021 18:23

    Uaaa sa gjynah. Per Rudinen e kam fjalen qe vajti ne vendgjarje si e plotfuqishmja e zones edhe nuk e pordhi njeri. Idiote

    Përgjigju
    • Ehuuu: 21/04/2021 19:04

      Po kjo dhe u fut ne zonen e krimit qe nuk lejohet, se prish provat

  • Ggg: 21/04/2021 18:06

    Hani kokat o shpellare....

    Përgjigju
  • Krimineli: 21/04/2021 18:05

    Arbri la detyren e punonte si vrases me pages . Te denohet me burg perjet sepse ishte vrasje e paster me dashje . Duket ne foto qe del nga fugoni me arme ne dore me qellim te vriste

    Përgjigju
    • Papi: 21/04/2021 22:19

      Nk flet asnje keq per arbrin, la detyren se si dilte rroga aty, ti dukesh qe e njeh, dhe per arbrin ka respekt gjith policia e shtetit, me vjen sh keq pse arriti deri aty, po shkaqet e konomike e kan cuar, e denoj si veprim, duhet ta dish qe arbri i ka ber hasha shoket e tij kur ka ka marr vesh qe jan korruptu

    • Mato: 21/04/2021 20:26

      Dhe ti propozohet Qeverise te shpalli hero KelCamin qe luftoi si burrat!

  • Ylli: 21/04/2021 17:56

    Kel Camin kerkon policia? Shikoni mos e keni ne makinen e Tau Balles.

    Përgjigju
  • peoples: 21/04/2021 17:49

    Duhet te arrestohet presidenti i republikes

    Përgjigju
    • Fondi: 21/04/2021 18:50

      Mbi te gjitha te arrestohet ai qe e futi hajdutin e fondeve te skemave per rimbursimin e ilaçeve, ne listat e kandidateve per deputet

  • Shkodra: 21/04/2021 17:39

    Arbri autori krimit esht shkodran djal shum negativ, meriton burg perjet krimineli

    Përgjigju
    • Papi: 21/04/2021 22:21

      Arbri ka lind ne shkoder po kurr ska then jam shkodran, per djal negativ askush se njeh, djal qe zben me nena, ska pas gangsterr ne shqiperi ti bej numra atij djali, mori veten ne qaf duke u marr me parti

    • O shok: 21/04/2021 20:11

      Me origjin nga tropoja po ne shkoder ka lind . Te stadiumi rri . Djal shum i keq duhet te bej burg maksimal

    • Shkodran prej Shkodret: 21/04/2021 19:30

      Aman se po i bani tan shkodran. Po ku ka pas Shkodra ndejhere Papleka e mbiemna si puna e ktij.

    • Per ty: 21/04/2021 18:16

      Esht shkodran apo tropojan. Se media thote esht nga tropoja. Kaq njeri i keq esh ky legeni

    • Andi: 21/04/2021 18:11

      Nuk eshte shkodran o shok eshte tropojan

  • Emigranti: 21/04/2021 17:34

    U beh shqiperia si afganistani, njerezit te vrasin ne mes te dites edhe pse policia i ka te gjitha te dhenat e te gjoth krimineleve por askush zben gje se te gjith keta morra i duhet edit saliut edhe ilirit per te akuzuar njeri tjeterin edhe keta jan ata te pasterit. Shuqyr qe u largova nga ai vend

    Përgjigju
    • wsqshko: 22/04/2021 09:34

      shko se po te therret llaçi

  • Mondi: 21/04/2021 17:22

    Ky trapi bardhi qe qe ne surrat duket cfare mostre eshte vret nje njeri dhe justifikohet?ka qene dhe minister drejtesie? Ilir meta mbron vrasesin? Policia dhe prokuroria mshifen? Edi rama te qifsha shtetin

    Përgjigju
    • Mandi: 21/04/2021 20:30

      Plotesisht e sakte. Kur ky felliqsira Bardhi shihet ne pasqyre i duket surrati si Balla dhe anasjelltas. Bashes si Rama dhe anasjelltas. Ilir monstra mbron kriminelet e tij, dhe Rama te vetet. I kane me kuota dhe ia shesin njeri tjetrit ne merkato. Policia dhe prokuroria nuk fshihen, po presin sa te beje letrat partia dhe pastaj do veprojne.

  • Maks: 21/04/2021 16:56

    Policia duhet te arrestoj te dy deputet e PD per nxitje konflikti te armatosur

    Përgjigju
    • Velo: 21/04/2021 20:32

      Dhe menjehere ti vendosi mbrojtje me eskorte Balles dhe Kel Camit. Gjynaf zoti.

  • Hako: 21/04/2021 16:50

    ARBER o djale, c'tu desh qe per nje kocke te perfshiheshe ne ate palo-pune, ne politike vetem peshkaqenet mbijetojne, ndersa cironkat jane ushqim.

    Përgjigju
  • Sifi: 21/04/2021 16:13

    Bardhi mbrojtes i keimit dhe te arrestihwt per deklarata te bera ne mbrotje te kriminelit.Dhunen kush e nisi eshte fajtori.

    Përgjigju
  • Nori: 21/04/2021 16:11

    Sa trishtuese te shohesh si si keto bandite perplasen me arme zjarri e per fat te keq me pasoja te renda per jeten. Edhe njehere tregues i nje paaftesie totale te organeve te shtetit si pasoje e politizimit te skajshem ne favor apo kunder subjekteve partiake. Akoma me trishtues fakti se si policia ka si zedhenes media te politizuara duke rrjedhur informacione qe i perkasin hetimit. Policia ka zedhenes ka faqen e saj ne internet dhe per transparence mund ti beje atje publike.

    Përgjigju
  • Macoku: 21/04/2021 16:09

    Shum keq per te dy ishin djem shum te mire

    Përgjigju
  • Tiransi: 21/04/2021 15:53

    Sa te jen gjall Sali dhe Ilir krimineli kjo shqiperi nuk ka qetesi.Burgoseni se na moret ne qaf.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 21/04/2021 20:31

      Edhe nje pale pranga per shokun Rama dhe plotesohet tamam qelia.

    • Saliu: 21/04/2021 20:03

      Pirdh pirdh, keto po vazhdojnë fushatën me lule e muzikë, ti ke ngel te Saliu.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb