Ambasadori i
OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, iu ka bërë thirrje të gjithë institucioneve shqiptare të luftojnë korrupsionin. Ambasadori deklaroi se ndërkombëtarët krijojnë instrumente dhe se shqiptarët e kanë për detyrë t’i përdorin ato.
Ai tha se duhen trajnuar nëpunës kundër korrupsionit dhe se ata do të jenë të dobishëm vetëm nëse japin llogari para mbikëqyrësve.
“Ne punojmë me ju për të përgatitur instrumentet, instrumente të cilët nuk mund t’i aplikojmë, t’i përdorim, pavarësisht se sa besim kemi te rezultatet. E keni ju për detyrë që t’i miratoni dhe t’i përdorni këto instrumente nëse doni të arrini ndryshime.
Trajnimi i nëpunësve kundër korrupsionit do të jetë i dobishëm vetëm nëse ata janë përgjegjës dhe japin llogari para mbikëqyrësve të tyre.
Mesazhi im për të gjithë është të përdoren instrumentet e këtij projekti, për të sjellë ndryshim në drejtim të korrupsionit. Shqipëria ka marrë disa hapa të rëndësishëm para kundër korrupsionit, por duhet bërë edhe më tepër.
Një tjetër problem që lidhet me zgjedhjet është lidhur me financat e partive politike, në mënyrë që të kenë një instrument auditimi të përgjegjshëm. Reforma në Drejtësi është tepër e rëndësishme, por jo gjithçka. Korrupsioni është kërcënim për qytetarët, Shqipëria duhet të bëjë më tepër", tha ambasadori.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15