Ambasadori i OSBE-së dhe i Sllovakisë në Elbasan

ELBASAN - Ambasadori i OSBE-së dhe ambasadori i Sllovakisë kanë vizituar Bashkinë dhe qendrat sociale në Elbasan.
 
Gjatë vizitës janë inspektuar qendrat sociale ndërsa është folur për binjakëzime dhe mundësinë e projekteve për problemet sociale të qytetit.
 
Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig dhe ambasadori Sllovak, Milan Ciganik zhvillojnë një takim me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit për të parë mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimit në qendrat sociale të qytetit.
 
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, ka njohur ambasadorët edhe me reformën territoriale dhe decentralizmin e kompetencave të pushtetit vendor.
 
Gjatë vizitës ambasadorët u njohën me problemet sociale të Elbasanit për të parë mundësinë e bashkëpunimit dhe të projekteve të përbashkëta.
 
Të shoqëruar nga kreu i Bashkisë, dy ambasadorët kanë vizituar edhe qendrën sociale të komunitetit rom në Elbasan.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)