Në tryezën e rrumbullakët të organizuar bashkërisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, zyrtari i lartë deklaroi se kjo reformë duhet të nisë pa vonesa për të trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme.
“Dëshiroj të përshëndes krijimin e hershëm të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe pres me padurim ta shoh atë të nisë punën sa më shpejt. Nevojitet medoemos një reformë zgjedhore e plotë, gjithëpërfshirëse dhe, nënvizoj, pa vonesa, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme”, tha ambasadori Borchardt.
d.c./shqiptarja.com