Presidenti Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, duke i uruar suksese në detyrë. Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, të cilën e cilësoi “partner të pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”.
Njoftimi i plotë i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh. T. Z. Eric Ëendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti i Republikës i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat. Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kuadër, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.
"Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare", - theksoi Presidenti Begaj.
Pas ceremonisë zyrtare të Letrave Kredenciale, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Ambasadorin Wendt.
Lajmi kryesor:
Ambasadori amerikan Eric Wendt nis misionin në Shqipëri, i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Presidenti: Partneriteti me SHBA, i pazëvendësueshëm (VIDEO)








