Ambasadori i ri i Arabisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin

Ambasadori i ri i Arabisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin

Ambasadori i ri i Arabisë Saudite me presidentin Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës.

Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.


(Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tonë, Abdelmomen Mohammed Sharaf së bashku me presidentin Ilir Meta)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)