Ambasadori i ri i Brazilit pritet nga
Meta: Do të promovojmë Shqipërinë

Ambasadori i ri i Brazilit pritet nga<br />Meta: Do të promovojmë Shqipërinë
TIRANE - Shqipëria do të promovohet në Brazil. Këtë deklaratë e ka dhënë Ambasadori i ri i Republikës Federative të Brazilit Jorge Jose Fantz Ramos në një takim që zhvilloi me Kryetarinë e Kuvendit Ilir Meta. 

Ambasadori i Brazilit shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës në Shqipëri dhe tha se puna e ambasadës do të fokusohet jo vetëm në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve por edhe në promovimin e Shqipërisë në Brazil.

Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit u shpreh se bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Brazilit duhet t’i afrohet nivelit të marrëdhënieve politike dhe miqësisë që ekziston mes dy popujve. 

“E çmojmë miqësinë që kemi me Brazilin dhe dëshirojmë që marrëdhëniet tona të avancojnë drejt një faze më dinamike, ndaj mbështetja jonë do të jetë e pakursyer për të konkretizuar potencialin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Brazilit”, theksoi Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit