/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ajo tha se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe për procesin e integrimit të saj në BE.












