Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, në një kohë krize negociatash me Kosovës dhe Serbisë ka komentuar rreth idesë së shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes dy shteteve.
Sipas Chizov në raste se Kosova dhe Serbia do të zbatonin idenë e shkëmbimit të kufijve mes tyre kjo do të sillte një situatë problematike në rajon ku një gjë e ngjashme do të kërkohej edhe nga shtete e tjera. Ai ka thënë se nga kjo ide mund të lind edhe "Shqipëria e Madhe".
“Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini".
Vladimir Chizov ka bërë edhe një krahasim mes rastit të Kosovë-Serbi dhe Maqedonisë me Greqinë, por sipas tij çështja e Kosovës është shumë më e ndërlikuar.
“E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar. Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë. Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare”, ka shtuar ai.
Ndërkohë në takimin që zhvillojë disa ditë më parë në Serbi edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është treguar i prerë me qëndrimin e tij për sa i përket shkëmbimit të kuvijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor, 11:20
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
Tani po del qarte synimet qe ka Rusia ne Ballkan. Ta dine mire Vucici dhe miku i tij i ngushte Putini se shqiptari eshte i gjere dhe duron shume por kur zemerohet shqiptari merr zjarr pprsi stralli
PërgjigjuShqipnia Etnike e Autoktone,qe ju e fara juaj e keni bere cope e cike!Fu..k off!!
Përgjigju