Ambasadori Ferit Hoxha: Rusia duhet të përjashtohet nga OKB! Nuk shoh ‘oreks’ për negociata në këtë moment

Ambasadori Ferit Hoxha: Rusia duhet të përjashtohet nga OKB! Nuk shoh ‘oreks’ për negociata në këtë moment

Ambasadori Ferit Hoxha

Teksa po bëhet një vit nga lufta në Ukrainë, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha thotë se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Në një intervistë për mediat portugeze, ambasadori Hoxha thotë se Rusia nuk duhet të jetë pjesë pas e OKB-së shkeljeve të rënda që i ka bërë Kartës së Kombeve të Bashkuara me pushtimin e Ukrainës.

“Në aspektin moral, natyrisht, një vend që nuk respekton kartën e Kombeve të Bashkuara. Rusia sot nuk është një vend që aderon në paqe. Prandaj, Rusia duhet të jetë, natyrisht, jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë. Sepse për të ndryshuar përbërjen e Këshillit, na duhen jo vetëm dy të tretat e votave anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, por edhe pesë anëtarët e përhershëm. Kështu që unë nuk shoh që Rusia të votojë kundër vetvetes”, tha diplomati.

Në një intervistë me Lusa, Hoxha tha se në këtë moment nuk sheh asnjë mundësi për negociata.

“Unë mendoj se kjo luftë e nisur nga Rusia dhe ndoshta nga një person në Rusi (Vladimir Putin) është në një lloj pike pa kthim. (…) Ne shohim se Rusia është ende e bindur se Ukraina nuk duhet të ekzistojë, se territori i Ukrainës mund të jetë rus  dhe ata kanë aneksuar zyrtarisht katër territore të reja, përveç Krimesë. Prandaj, ne nuk shohim asnjë mundësi, asnjë oreks për negociata tani”, vlerësoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 23/02/2023 09:13

    ke te drejte, rusia eshte shtet dikatorial

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 23/02/2023 08:29

    Rri ore Ferit se po te vjen pa dashur ndonje karamele qe ta shohesh te sat eme.

    Përgjigju
  • Toni: 23/02/2023 02:01

    I ferit po kush te pjerth ty o vella lerja vellait te madh me mire se qesh dynjaja qe kendon si kaposh pa bisht aty ne OKB,qesharak komplet

    Përgjigju
  • abc news: 23/02/2023 01:57

    MBYLLE GOJEN MOR FERID,,MOR PALACO,,,RUSIA NUK PO PYET PER ASNJERI,,AS AMERIKEN,,AS BE...PSE NGATARROHESH NE PUNE QE NUK TE TAKOJNE MOR MORRACAK...ASNJE AMBASADOR ATY NE OKB..NUK FLET SI KY PLEHRA JONE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja