25 prilli/Pas Yuri Kim, edhe ambasadori italian në Elbasan: Përplasjet fizike s'do tolerohen! S'jemi me asnjë palë, do punojmë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet

 

Afrimi i datës së zgjedhjeve të 25 prillit ka bërë që ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci të zhvillojë një vizitë në Elbasan, për të zhvilluar takime me përfaqësuesit e institucioneve dhe me përfaqësuesit e partive politike për të dhënë mesazhet e tij për sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor më 25 prill.

Gjatë një deklarate për mediat, Bucci tha se fushata elektorale është mjaft energjike dhe me përplasje idesh, por theksoi fort se përplasjet fizike nuk do të jenë të pranueshme dhe do të dënohen. Bucci tha se zgjedhjet janë festë e demokracisë ku qytetarët zgjedhin qeverinë e ardhme, por kurrsesi nuk do të pranohet që të ketë degradim në përplasje fizike.

"Fushata elektorale në Shqipëri, më kujton shumë fushatat në Itali. Ka shumë pasion, ka shumë energji të përfshirë në të dhe për më tepër ka përplasje idesh. Përplasje e ideve dhe planeve janë të pranuara, por ato fizike nuk janë të pranueshme. Zgjedhjet duhet të jenë një festë, një festë e demokracisë. Sepse populli zgjedh ata që do t’i drejtojnë në të ardhmen. Përplasja e ideve është në rregull, konfrontimi i tyre sa kohë është i bazuar në fakte, në programe dhe në gjëra konkrete. Sepse besoj në bazë të tyre shqiptarët do të zgjedhin ata që do t’i zgjedhin problemet e tyre, sepse problemet janë po ato, punësimi, edukimi. Të gjitha partitë kanë prezantuar programe dhe votuesit do të përcaktojnë kush është më i miri", tha Bucci.

Ambasadori tha se Italia nuk bën tifozllëk për asnjë palë, por për popullin shqiptar, ndërsa shtoi se  Italia do të bashkëpunojë me çdo qeveri që zgjidhet nga populli për të integruan vendin në BE.

" Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet në një demokraci janë një moment i shenjtë, një moment i rëndësishëm në të cilin populli vendos për qeverinë që do t’i drejtojë ata. Shqipëria për Italinë është një vend me të vërtet i veçantë, kemi marrëdhënie që na lidhin së bashku prej shekujsh. Ne nuk bëjmë tifo për asnjë palë, për asnjërën palë. Ne bëjmë tifozllëk për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga Shqiptarët dhe që do të zgjedhë problemet e tyre. Që e shtyn Shqipërinë gjithmonë e më shumë përpara dhe e ofron me Bashkimin evropian. Ne japim mbështetje për shqiptarët dhe Shqipërinë", u shpreh Bucci.

Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zhvilloi takime me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla, më pas e Gazmend Bardhin e PD-së, me kryetaren e LSI dhe të parën në listë për Elbasanin, Monika Kryemadhi. Fokusi i takimeve të diplomates me drejtuesit politik kanë qenë kandidatët që përfaqësojnë partitë të ej ë me integritet dhe të pastër por edhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:34
'Database', Balla: PS ka të dhënat e veta nuk është ajo e publikuar në mediat pranë PD! Basha të shkëputet nga Saliu e Meta! Humbësi të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka folur për çështjen e 'database' ku PD e akuzon PS-në se po përdoren të dhënat personale të qytetarëve për qëllime elektorale. Balla tha se kjo nuk është e vërtet pasi PS prej vitesh ka databasen e vete dhe se nuk është i njëjti program që është publikuar në mediat pranë PD-së.

Balla gjithashtu i bëri thirrje Lulzim Bashës të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, pasi në duart e tyre ai është thjeshtë një kukull.

“PS është partia më e madhe në vend, sigurisht që ka të dhënat e saj, të dhënat e servirura me pagesë nga një media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS. Pra, të dhënat e publikuara nuk kanë të bëjnë aspak me të dhënat që ne kemi. Janë të sajuara. Nëse Basha nuk heq dorë, është kukulla në duart e Saliut dhe Ilirit. Nuk merr asnjë vendim. Dëshira jonë e madhe është që të shkëputet nga dy keqpërdoruesit dhe të fitojë lirinë. Mua më intereson që populli i Elbasanit të votojë masivisht më 25 prill. Besoj që ajo që do fitojë më 25 prill, do të jetë e ardhmja. Projektet e mëdha na presin së bashku për t’i zbatuar”, tha Balla pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Balla tha se humbësi duhet ta pranoj rezultatin dhe se PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit dhe llumi i akuzave që bën në Elbasan. Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe menjëherë pas tyre, vendi pret që të marrë datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e vendit.

"Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. Duhet të marrim të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një proces të rregullt. Humbësi duhet të pranojë rezultatin. PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit. Shqiptarëve ju intereson standardi i këtyre zgjedhjeve, që lidhet me procesin e integrimit. Sapo të mbyllim zgjedhjet, ne presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare. Të jesh i pari në listë nuk është ndonjë përgjegjësi, të jesh te kufiri është marrja e një përgjegjësie. Unë e kam thënë që do doja të isha i nënti në listë. PS e Shqipërisë do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Thirrja ime është për PD dhe përfaqësuesin qesharak të Bashës në Elbasan, është që të heqë dorë nga lumi i akuzave që iu bën qytetarëve të Elbasanit”, tha Balla.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)