Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, tha se mes Shqipërisë dhe Italisë kishte pasur një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kishte sjellë arrestimin e qindra personave.
“Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë celësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Prokuroria dhe Drejtoria kanë 30 vite që punojnë dhe në këtë përiudhë Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Këtë e shohim në sektorin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAKU lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm”-tha Bucci.
Mes të tjerash, Bucci shtoi se skuadrat e policisë italiane në Shqipëri do të ishin të pranishme në mënyrë të vazhdueshme për të bërë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se do të kishte tavolina të përbashkëta dy herë në vit mes institucioneve italiane dhe shqiptare për të prodhuar rezultate të rëndësishme.
“Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë. Kemi shumë gjëra që po i realizojmë së bashku dhe mesazhi im është që Italia në Shqipëri ekziston”- u shpreh ambasadori italian.
Lajmi kryesor:
Konferencë e përbashkët mes antimafias italiane dhe SPAK/ Kraja: Krimi shqiptar tashmë shet drogë edhe në Dubai! Ambasadori italian: Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.3%
-
Pak
62.2%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve
29 Janar, 09:31
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
24 Janar, 14:24
-
Rol delikat në marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Itali, kush është Marco Alberti, ambasadori i ri italian në vendin tonë
21 Janar, 20:33
-
Marco Alberti emërohet ambasadori i ri italian në Shqipëri! Fabrizio Bucci ikën nga Tirana në Gjermani
20 Janar, 17:26
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, 15 të arrestuar! Mbi 1 mln mesazhe në SKY ECC, lidhje dhe me ‘Ndragheta’ (EMRA+VIDEO)
14 Janar, 19:28
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
13 Dhjetor 2024, 13:50
-
Nga drejtuesi i ICITAP te FBI, Drejtori i Kriminales takime të niveleve të larta në SHBA: Në fokus bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar
12 Dhjetor 2024, 16:27