TIRANE - Marrja e statusit të vendit kandidat kërkon edhe një sakrificë të fundit të partive politike në Shqipëri për realizimin e reformave.
I këtij mendimi është ambasadori i Italisë në vendin tonë, Masimmo Gaiani, i cili komentoi zhvillimet e fundit politike, ndërsa merrte pjese në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Jashtme për hapjen e sezonit të ri të akademisë diplomatike.

Ndërsa ka vlerësuar arritjet e bëra ditët e fundit nga politika shqiptare, ai kërkoi që të vijohet përpara me këtë ritëm duke bërë të mundur realizimin e të gjitha reformave të kërkuara për integrimin.

“Partitë politike duhet të bëjnë një sakrificë të fundit dhe të bashkëpunojnë për reformat të cilat janë të rëndësishme për marrjen e statusit kandidat. Ju duhet të vazhdoni punën deri në plotësimin e plotë të të gjitha kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe do jenë komisionerët evropianë ata që do të vlerësojnë reformat”, -u shpreh ai.
Ambasadori theksoi se Italia mbështet vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se do vijojë të mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

(eb/Shqiptarja.com)