Ambasadori italian: S'duhet të ketë kushte të reja, Shqipëria gati për negociatat, palët të ulen

Nga Gjirokastra në një takim të pushtetit vendor me përfaqësues të OKB, ambasadori Italian, Alberto Cutillio ka deklaruar se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian. Cutillio ka ftuar partitë politike të ulen së bashku dhe të zgjidhin problemet që kanë, duke e vënë theksin tek reforma zgjedhore.

"Këto janë dy cështje shumë të dallueshme me njëra tjetrën. Problemet e cështjeve politike ne nga ana jonë kemi pozicion shumë të qartë, ne pretendojmë gjithmonë në zgjidhjen cështjeve politike. Pasi që një vend të ketë zhvillim sidomos kur ka një cështje kaq të rëndësishme zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore.

BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj. Përcjell urimet e mia Shqipërisë që ka punuar vërtet seriozisht në këtë rrugëtim aspak të lehtë dhe që do të kërkojmë akoma më shumë angazhim politik dhe solidaritet të të gjitha forcave politike” tha ai.

Në Gjirokastër u zhvillua një takim mes drejtuesve të pushtetit vendor, kryetarit Flamur Golemi, prefektit Astrit Aliaj dhe Koordinatorët të përhershëm të OKB në Shqipëri Brian Williams për projektet e zhvillimit të kësaj zone.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë