Ambasadori Italian:Shit-blerja e
votës është e rëndë, refuzojeni

Ambasadori Italian:Shit-blerja e<br />votës është e rëndë, refuzojeni
Pas Ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin edhe Ambasadori Italian në vendin tonë apelon drejt qytetarëve Shqiptarë, që të mos shesin votën e tyre me 25 Qershor.
 
Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo, thekson se blerja e votës është e papranueshme, ndaj duhet refuzuar me çdo kusht.
 
Deklaratat e Ambasadorit Italian u bënë gjatë ditës së Republikës Italiane, festë e cila çdo vit celebrohet edhe në Shkodër nga Konsullata Italiane.
 
Përfundimi i reformës në drejtësi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor janë vendimtare në raportin e dhjetorit dhe procesin e integrimit të vendit tonë. Për këtë faktori ndërkombëtar çdo ditë po rrit presionin mbi qytetarët dhe politikën Shqiptare.
 
“Unë besoj që ka qenë shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare kanë arritur një marrëveshje, ishte një prove pjekurie që e kanë bërë ndërmjet tyre dhe jam i bindur që është një garanci e mirë për zgjedhje të rregullta. Shit-blerja e votës është një veprim shumë i rendë dhe kam besimin se qytetarët shqiptarë do të kenë parasysh rëndësinë e mos kryerjes së kësaj vepre penale dhe prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të ndihmojë në monitorimin e procesit zgjedhor. Mbarëvajtja e zgjedhjeve do jetë një sinjal pozitiv për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Cutillo.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja