Ambasadori italian: Zbatimi i
Vettingut, shtysë për integrimin

Ambasadori italian: Zbatimi i<br />Vettingut, shtysë për integrimin
Përgjigja e komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut është shtysë për vazhdimin e metejshëm të procesit të Integrimit Europian.
 
Deklarata erdhi nga ambasadori i Italisë Alberto Cutillo ku ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrqs në një takim për arsimin profesional së bashku me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
 
Formimi profesional bën të mundur përfundimin me sukses të rrugëtimit europian që Shqipëria ka nisur.
 
Përgjigja e dhënë nga komisioni i Venecias për ligjin e Vettingut shpresoj të jetë një shtyse e mëtejshme për të vazhduar më tej këtë proces.
 
Ndër të tjera objektiva, një tjetër shumë i rëndësishëm që synon ky projekt është edhe rritja e marrëdhënieve ekonomike mes firmave shqiptare dhe atyre italiane
”.
 
Klosi e quan arsimin profesional si dritaren që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe Shqipërisë europiane.
 
Pak muaj pasi u prezantua dega e mekatronikës në shkollën profesionale "Arben Broci" në Shkoder.
 
Ministri Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, ambasadori Cutillo dhe drejtuesit vendore inauguruan laboratorin e ri në këtë shkollë.
 
 Paralelisht u lidh marrëveshja me 24 biznese, ku 110 nxënës do të jenë përfitues të praktikës mësimore për 6 muaj.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure