TIRANË – Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, z.David Cohen, ka takuar sot krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë.Burimet zyrtare të ambasadës, bënë të ditur se z.Cohen u takua së pari, me Kryetarin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, i cili e informoi Ambasadorin për klimën dhe tolerancën e vertetë dhe tepër të rëndësishme që ekziston në Shqipëri. Nga ana e tij, Ambasadori e vuri në dijeni kryepeshkopin Janullatos për veprimtarinë e bashkisë së Jeruzalemit në mbrojtje të “Status Quo” nga të gjitha organet e fete monoteiste në të gjithë qytetin e Shenjtë.

(Në foto: Ambasadori i Izraelit Cohen me Kryepeshkopin Janullatos)
Ambasadori Cohen u takua edhe me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z.Selim Muça, ku vlerësoi tolerancën ndërfetare që ekziston në Shqiperi dhe ndikimin pozitiv të kësaj fryme në emancipimin e shoqërisë shqiptare. Gjatë takimit, Kryetari Muça e njohu z. Cohen me veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në këto dy dekada në shërbim të besimtarëve mysliman.

(Në foto: Ambasadori izraelit Cohen me kryetarin e Komunitetit Musliman, Selim Muça)
Ambasadori Cohen zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Komunitetit Bektashi, z.Haxhi Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përsëriti të njëjtat vlerësime mbi tolerancën ndërfetare dhe kontributin e komuniteteve në zhvillimet demokratike të Shqiperisë. Kreu i këtij komuniteti, Brahimaj, i shpjegoj Ambasadorit Cohen, vështirësitë që komuniteti bektashi ka hasur në botë. Ambasadori Cohen, pas kërkesës që iu bë, u angazhua se do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve të komunitetit bektashi në Shqipëri me organizatat hebreje në botë.

(Në foto: Ambasadori izraelit Cohen me kreun e Kryegjyshatës, Brahimaj)
Gjithashtu, Ambasadori Cohen pati një takim edhe me Imzot Rrok Mirditën, Kryetar i Komunitetit Katolik, ku të dy vlerësuan marrëdhëniet mes dy popujve, të cilat kanë qenë të hapura dhe të bazuara në respekt , vlerësim të kulturës dhe traditave të njëri-tjetrit. Përfaqësuesit katolik kanë krijuar tashmë traditën e grupeve të pelegrinëve shqipëtar që vizitojnë Izraelin.

(Në foto: Ambasadori i Izraelit Cohen me Kryetarin e Komunitetit Katolik, Rrok Mirdita)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com