Ambasadori izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ron Dermer deklaroi se vendi i tij duhej të merrte çmimin "Nobel" për Paqen për mënyrën sesi po kontrollonte luftimet në Gaza. "Disa e akuzojnë paturpësisht Izraelin për gjenocid ose duan të shtojnë të akuzuarit për krime lufte", deklaroi Dermer. "E vërteta është se ushtrisë izraelite duhet t'i jepet çmimi 'Nobel' për Paqen për mënyrën sesi po lufton. Ajo po lufton me një moderim të paimagjinueshëm", tha ai, sipas medias amerikane, pasi mori fjalën në samitin me temë "Krishterët e bashkuar për Izraelin", që po zhvillohet në Uashington. "Unë nuk pranoj kritika për vendin tim në një kohë kur ushtarët izraelitë po vdesin në mënyrë që palestinezët e pafajshëm të mund të jetojnë", shtoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com





